Robert Aliaj u kthye në “Dance With me” me gjithë deklaratat e tij kontroversiale.
Si gjithë herët e tjera kur ka qenë në jurinë e këtij spektakli, Aliaj ndezi debatin mes tij dhe konkurrentëve, duke kërkuar një oturak pas performancës së Albit dhe Anaisit, dy konkurrentëve të parë këtë mbrëmje.
Sipas Aliajt, arti shqiptar është degraduar aq shumë, sa i duhet një oturak sa herë shikon kërcimet në “Dance With Me”. Ai i kërkoi publikisht produksionit t’u vendosë nga një oturak gjithë pjestarëve të jurisë.
Lidhur me këto komente zuri të bëjë humor edhe Linda Rei, e cila u ngrit në këmbë për të thënë një batutë, së cilës Roberti nuk iu përgjigj me shumë mirësjellje:
“Kur të shikoj ty më duhet ai oturak”, u shpreh Roberti, “Kur shikoj njerëz që operohen si ti, bëhem për oturak.”
Kësaj Rei iu përgjigj me humor, dhe pas kësaj kjo situatë përsëri u kalua në një debat për artin.
Rei njihet për faktin se ka folur hapur për shndërrimin e saj nga burrë në grua. Në episodin e kaluar të “Dance With Me”, Rei pati një ndërveprim me Robert Aliajn, që i bëri njerëzit të qeshin, pasi i tha se do ta puthte por nuk e puthte dot, sepse Rei kishte të fejuarin në sallë.