Celebrity

Selena dhe The Weeknd ndërmarrin hapin e madh: Dashuria mbi të gjitha

12 Shtator 2017

Selena dhe The Weeknd ndërmarrin hapin e madh: Dashuria mbi të gjitha

Shumë të dashuruar dhe shumë të hapur për lidhjen e tyre, dyshja Selena Gomez dhe The Weeknd kanë hedhur hapin e radhës në marrëdhënien e tyre. Burime pranë tyre thonë se ata kanë filluar të bashkëjetojnë në një “vilë luksoze në zemër të fshatit Greenwich” në New York.

Kjo do të jetë vetëm për pak muaj ama. Selena është duke xhiruar një film për Woody Allen në New York, ndërsa The Weeknd do të vazhdojë pjesën e dytë të turit të tij Legend of the Fall, në Zelandën e Re, SH.B.A. dhe Australi.

Sidoqoftë, ky hap është diçka e rëndësishme për Selena-n, e cila është mësuar të qëndrojë nëpër hotele kur punon në projekte të përkohshme. Kësaj here, ajo zgjodhi të shijojë qytetin me të dashurin përkrah.

Shtëpia që kanë marrë me qera është nga më të mirat e zonës. Ka tavanë të lartë prej qelqi, ballkonë xhami dhe kuzhina angleze. Po, kuzhina në shumës. Qeraja mund të shkojë deri në $16,000 në muaj.

Kjo është hera e dytë që Selena bashkëjeton me partnerin e saj. E para ishte në vitin 2012, me ishin Justin Bieber.

Burimi: Elle