Showbiz dhe TV

S’ka më foto fshehurazi: Më në fund Çani pozon për herë të parë me gruan

8 Shtator 2017

S’ka më foto fshehurazi: Më në fund Çani pozon

Nëse tentoni të gjeni foto të Arjan Çanit me bashkëshorten e tij në Google, keq na vjen t’ju themi por do të zhgënjeheni.

Përveç një fotoje të famshme të dyshes në momente pasioni, të gjitha të tjerat janë pa mendje, dhe të një cilësie skandaloze.

S’ka më foto fshehurazi: Më në fund Çani pozon

Po, është dhe një foto e shekullit të dytë para erës tonë, kur çifti sapo kishte nisur historinë e dashurisë.

S’ka më foto fshehurazi: Më në fund Çani pozon

Si pjesë e televizionit Klan për vite me radhë, Çani s’kishte si të mungonte në ceremoninë e 20-vjetorit të emisionit ‘Opinion’ dhe bashkë me të edhe bashkëshortja, Enida Petro me profesion stomatologe.

S’ka më foto fshehurazi: Më në fund Çani pozon

Të dy u fotografuan nga aparati i ‘Anabel’ duke shijuar nga një gotë verë dhe duken në formë shumë të mirë. Pastaj a mund të ndalemi tek dora e Çanit e mbështetur tek shpatulla e së shoqes? Çfarë burri!