Keni kaluar momente të rëndësishme në gusht. Dy eklipse: një në shenjën e Ujorit (7 gusht) dhe një në
shenjën tuaj të kundërt, Luani (21 gusht), ju sollën ndryshime në jetën tuaj. Eklipsi mund të ketë ndikuar
që ta rivlerësoni veten; kush jeni dhe çfarë ju bën të lumtur në jetë. Nëse ditëlindja juaj është afër datave 3 ose 18 shkurt, aq më të mëdha kanë qenë efektet e këtyre eklipseve. Në mos po, të tjerë eklipse ju presin në janar/ shkurt dhe korrik/ gusht të 2018-ës.
Kjo seri eklipsesh po kërkon t’ju shkundë që të dilni nga zona juaj e rehatisë dhe të ngusin plane të rëndësishme për ju, që kishit menduar se mund të presin edhe ca vite. Eklipset gjejnë mënyra t’ju tregojnë se s’keni pse të prisni. Ato që bien në shenjën tuaj, ju ndihmojnë ta shikoni veten në një dritë të re dhe kështu, mund të ndryshoni look-un, që nga flokët, tek lloji i rrobave që vishni.
Po nis një sezon i ri, me kërkesa të reja. Nuk jeni shpirt materialist, por këtë muaj menaxhimi i parave do
t’ju lodhë. Shenja e parë se kjo është e vërtetë do të vijë nga hëna e plotë në shenjën e peshqve më 5 shtator. Nëse keni dhënë ndonjë intervistë për një punë të re, apo keni kërkuar rritje rroge kohë më parë, me shumë mundësi do ta merrni përgjigje në këtë datë, plus-minus katër ditë. Në të kundërt, kjo hënë e plotë lidhet me kohën e hyrje-daljeve të parave, kur ju do të paguani detyrimet dhe do të ndiheni më mirë që e keni situatën nën kontroll.
Me praninë e Neptunit, disa gjëra mund të mbeten të paqarta, disa detaje mund të mungojnë. Hëna e plotë e 5 shtatorit (plus-minus 5 ditë), nuk është koha më e mirë për të nënshkruar dokumente, sepse Neptuni u vë një perde çështjeve financiare, duke mos ju lënë të shikoni të gjitha faktet. Nëse punoni në fusha që kanë të bëjnë me krijimtarinë, si përshembull, producent, agjent, menaxher, bëni përjashtim nga ky rregull. Neptuni është shumë i lidhur me veprat e artit, dhe ndihmon për t’i çuar deri në fund.
Në këtë rast, ai mund t’ju ndihmojë të mbyllni një marrëveshje të majme financiare. Plutoni do të jetë goxha miqësor karshi kësaj hëne të plotë, duke ua lehtësuar çështjet, çfarëdo profesioni të keni. Mund t’ju vijë në ndihmë një njeri i rëndësishëm i prapaskenës, ose ky person mund të mbetet anonim. Që prej 12 gushtit, mërkuri ka qenë në prapavijë në shtëpinë e dytë të fitimeve, por do të kthehet në drejtimin e vet më 5 shtator. Veçanërisht kur bëhet fjalë për Mërkurin, kur një planet kthehet në drejtim, duhet të presësh paksa për të ndërmarrë një veprim. Sa më shumë ditë pas 5 shtatorit, aq më mirë.
Pozicioni i Neptunit gjatë kësaj hëne të plotë e bën më të rrezikshëm nënshkrimin e ndonjë kontrate, veçanërisht nëse është financiare, pasi më vonë do të shikoni se ca pika mund t’ju krijojnë probleme. Çështja e menaxhimit të financave do të mund të qëllojë në shenjë vetëm gjatë hënës së re të 19 shtatorit, kur pesë trupa qiellorë do të mbushin shtëpinë tuaj të tetë të parave të të tjerëve. Vëmendja juaj do të përqëndrohet në lloje të ndryshme fondesh: hua, të ardhura për fëmijët, kursime, karta krediti, taksa dhe marrëveshje financiare, përfshirë ndarjen e pasurisë në divorc.
Do të jeni të fokusuar tek shëndeti, për shkak të eklipit të plot të Diellit, që ndodhi më 21 gusht në shtëpinë shëndetit dhe mirëqënies. Këtë muaj, Marsi do t’ju sjellë akoma më shumë të reja, ndërsa udhëton në të njëjtën rrugë si eklipsi diellor gjatë këtij muaji, më 3-4 shtator. Do të merreni me detaje shëndetësore që mund t’i keni hasur edhe gjatë muajit të kaluar.
Së fundmi, duket se jeni të vendosur të forcoheni në aspektin e shëndetit. Ka shumë mënyra për t’u bërë
më i shëndetshëm; të bësh një ekzaminim të syve, të bësh analizat e nevojshme, të kontrollohesh tek dentisti, t’i bashkohesh një grupi fitness-i apo të stërvitesh në një sport të ri. Ka shumë mundësi. Sa më shumë të kontrollohesh tani, aq më mirë. Me të hyrë drejt shtatorit, ju po ndjeni akoma efektet e eklipsit të 21 gushtit, që ju nxiti t’i hyni seriozisht çështjeve të kujdesit për veten. Kur më 4 shtator, Marsi të orbitojë në të njëjtat gradë si eklipsi, lajme të mira për shëndetin dhe për një projekt do ta gjejnë rrugën për të ardhur. Mbajini antenat e ngritura. Mërkuri nisi të lëvizë në prapavijë që më 12 gusht, por do të kthehet në drejtimin e vet më 5 shtator. Gjatë kësaj periudhe, Mërkuri po ju vinte në provë, që të analizonit zakonet tuaja të përditshme, për të
parë nëse mund të përmirësonit stilin tuaj të jetesës. Me të ardhur në pozicionin e vet, Mërkuri do t’ua përshpejtojë gjërat dhe ju do ta dalloni menjëherë.
Një hënë e plotë më 5 shtator do të jetë shumë e rëndësishme; është e vetmja që ndriçon shenjën tuaj për këtë vit. Neptuni, planeti juaj sundues, do t’i bashkohet hënës së plotë dhe ju mund të shikoni finalizimin e një projekti krijues, ose në të kundërt do të shikoni dritat jeshile që të nisni një tillë. Një i njohur me ndikim me shumë gjasa mund të jetë faktor në suksesin tuaj. Nëse mbështeteni nga një grup njerëzish apo një komunitet, do të keni mbështetje të madhe nga ana e tyre.
Saturni do të jetë në kënd të mprehtë me këtë hënë të plotë të 5 shtatorit, duke ju rritur kërkesat për të
punuar më shumë, në rast se doni të merrni një pozicion të ri. Por kjo punë do t’ju bëjë krenarë për veten. Nga ana financiare do t’ia dilni çuditërisht mirë. Lajmet e para do t’ju mbërrijnë menjëherë më 1-2 shtator, kur Marsi dhe Urani do të sinkronizohen duke nxitur sektorin e të ardhurave të fituara nga puna. Më pas në 3 dhe 4 shtator, kur Marsi do të lëvizë drejt shenjës së Luanit, do të çelë edhe mesazhin e plotë që eklipsi ka dashur t’u dërgojë, dhe ju do të kuptoni me detaj atë çfarë është përpjekur t’ju mësojë muaji i shkuar, në lidhje me punën apo me shëndetin.
Lidhur me paratë, shënojeni 9 shtatorin si një ditë të shkëlqyer për takime, pasi Afërdita dhe Saturni do të vendosen në vijë, duke ju ndihmuar të lini përshtypje të mira dhe të fitoni më shumë. Bëhuni këmbëngulës: forcat janë në favorin tuaj. Një ditë kyçe që lekët të vërshojnë në llogarinë tuaj bankare do të jetë 15 shtatori, kur Afërdita, që tradicionalisht asociohet me dashurinë dhe luksin, do të vendoset në shtëpinë tuaj të 6-të, atë të punës, duke u vendosur në vijë me Jupiterin fatsjellës. Kjo do të sjellë fletushka për ju! Ka akoma! Më 17 shtator (ose afër kësaj date), do të merrni lajmin e papritur dhe të mrekullueshëm se të ardhurat tuaja do të shtohen akoma më shumë, pasi Afërdita do të jetë në kënd ideal karshi Uranit. Ç’muaj i shkëlqyer për të parë shpërblimin financiar! Kjo do të jetë një ditë shumë e mirë për të blerë pajisje elektronike.
Por ngjarja më e pazakontë do të jetë ajo e një grupi planetesh që do të mblidhen në shtëpinë tuaj të shtatë të partnerëve të qëndrueshëm. Sipas astrologëve të lashtë, kjo shtëpi ka të bëjë veçanërisht me një bashkim përmes një kontrate, çka përfshin edhe martesën. Por, përfshin edhe një partneritet në biznes kështu që, nëse s’e keni afër një dasmë, prisni këtë të dytën. Por bashkimi nuk do të vijë kështu; sa hap e mbyll sytë. Trendi drejt tij do të fillojë më shtator, kur Marsi hyn në shenjën e Virgjëreshës për të qëndruar deri më 22 tetor. Pas kësaj, fokusi juaj për ta arritur këtë partneritet do të jetë i pashpërqëndrueshëm. I pranishëm do të jetë edhe Mërkuri, që do t’ju sjellë lajme dhe bisedime, pasi nuk do të jetë më në prapavijë. Meqë s’do të jetë më në prapavijë, mund të merrni vendime dhe të jepni lajmërime pa frikë. Sidoqoftë, Susan Miller do të shqetësohej, pasi Neptuni do t’i hedhë një mjegull fakteve, duke lënë gjëra të paqarta. Do t’ju duhet të përpiqeni shumë, që të merrni të gjitha të dhënat e nevojshme lidhur me marrëveshjen.
Veprimet që do të ndërmerrni pas hënës së plotë të 19 shtatorit, lidhur me krijimin e një marrëdhënieje dyshe, do të kenë ndikim në të gjithë pjesën tjetër të jetës. Mund të vendosni të martoheni apo të fejoheni! Ose, një partneritet shumë i rëndësishëm do të konsolidohet, me synimin që të vijoni rrugën në profesionin tuaj dhe të bëni para të majme. Edhe Plutoni ka qenë në prapavijë që prej 20 prillit, por më 28 shtator do të kthehet në rrugën e tij, çka do t’ju ndihmojë në bisedimet lidhur me financat, duke i përshpejtuar. Gjithashtu, një mik që ka ndikim do t’ju vijë në ndihmë, duke ju çuar aty ku dëshironi të jeni. Eh, ç’muaj! Të gjitha gjërat do të jenë në drejtimin e duhur kështu që, qëndro optimist. S’ka më asgjë që mund të të pengojë.