Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Peshorja dhe Akrepi

2 Shtator 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Peshorja dhe Akrepi
Susan Miller

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Peshorja dhe Akrepi

Momentalisht keni mbi kokë kurorën qiellore, më të favorizuarit nga të gjithë shenjat. Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, është ende në shenjën e Peshores, në shtëpinë tuaj të parë, duke sunduar dëshirat tuaja më të zjarrta. Iu deshën 12 vjet Jupiterit të hynte në shenjën e Peshores, dhe muajin tjetër, më 10 tetor, do t’ju lërë për të shkuar në shenjën e Akrepit. Jupiteri nuk do të rikthehet në shenjën tuaj deri në 2028-n. Edhe pse do të keni fat të mirë vitet në vazhdim, ky muaj është mëse i veçantë dhe duhet të përfitoni prej vibrimeve para se të zbehen muajin që vjen.

Do të shihni se me praninë e Jupiterin në shenjën e Peshores, personat e rëndësishëm do t’ju kushtojnë shumë rëndësi. Nëse keni një person të shtresave të larta që duhet të takoni, planifikojeni për tani. Mërkuri ishte në prapavijë muajin e kaluar, që nga 12 gushti e do të vijë në rrotullim të drejtë më 5 shtator, kështu që gjërat do të marrin ritëm pas kësaj. Me ritëm më të shpejtë do t’i mbaroni gjërat që keni për të bërë në gjysmën e kohës. Për pak do të futeni në një periudhë shumë bujare financiarisht. Shumica e të ardhurave do të vijnë si rrjedhim i farave që keni mbjellur 12 muajt e kaluar. Vazhdoni të prezantoni idetë tuaja, sepse jeni nën kujdesin e Jupiterit.

Le të kthehemi tek argëtimi dhe dashuria. Ditët më të lumtura do t’i kaloni gjysmën e parë të muajit. Afërdita do të ndriçojë shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqve, eventeve deri më 11 shtator. Gjatë kësaj kohë, bëni mirë të angazhoheni me punë vullnetare ose të ndihmoni në një fushatë elektorale. Gjatë punës me grupe do të zbuloni sa argëtuese është të njihni njerëz që ndajnë të njëjtat pasione me ju. Me Afërditën në shenjën e Luanit, mund të njihni dikë që ju pëlqen në këtë periudhë kaq perfekte për të rënë në dashuri.

Mbani mend 2 shtatorin, kur Marsi dhe Uranusi, planeti i surprizave do të jenë në sinkron. Nëe jeni në një marrëdhënie, partneri juaj do të bëhet mik i mirë me miqtë tuaj. Është dita e përsosur për të organizuar një festë, piknik apo barbeque. Fundjava e 15 – 17 shtatorit do të jetë spektakolare për romancën. Të premten e 15 shtatorit, Afërdita në shenjën e Luanit do të jenë në kënd rrëzëllitës me Jupiterin në shenjën e Peshores.

15 shtatori mund të jetë dita juaj e preferuar e muajit. Do të ndiqet nga një tjetër rrëzëllitje e 17 shtatorit, kur Afërdita dhe Uranusi do të sjellin në skenë qejf të papritur. Miksimi i miqve me partnerin është një ide e mirë për
të kaluar ca momente të bukura. Udhëtimet janë gjithashtu një ide e mirë në shtator. Të qenit larg do t’ju bëjë të kuptoni bukurinë e natyrës dhe të prisni me gëzim ditët e mira që po vijnë.

Teksa i afroheni hënës së re të 19 shtatorit, do të sinjalizoheni të ngadalësoni e të merrni frymë. Meditoni për ato që shpresoni të arrini vitin që vjen. Tani mund të vendosni ç’elementë doni të fshini e ç’elementë doni të shtoni, marrëdhënie apo aktivitete të reja. Dhe më e rëndësishmja, zgjidhni një ëndërr për të realizuar vitin tjetër. Tema e shëndetit dhe shërimit është gjithmonë prezente kur planetë të fuqishëm lëvizin në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë. Pikërisht kjo po ndodh tani. Është koha ideale për të bërë një kontroll mjekësor apo dental. Shtëpia e dymbëdhjetë sundon ndërgjegjjen kështu fokusohuni tek një ves nga i cili doni të hiqni dorë.

Edhe nëse keni tentuar të hiqni dorë nga ky ves në të shkuarën dhe keni dështuar, provoni sërish pasi rezultatet do të jenë të kënaqshme. Flisni me një trajner, psikiatër ose terapist dhe gjeni mbështetjen që ju duhet. Nëse keni nevojë për kirurgji dhe e keni shtyrë për shumë kohë, lëreni takimin tani dhe niseni ditëlindjen me hap të mbarë.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Peshorja dhe Akrepi

Vera mund të ketë mbaruar dhe me të mund të kenë ikur ditët e lumtura me miq por ju jeni akoma të ngërthyer pas saj. Mund të vazhdoni të argëtoheni pa u shqetësuar, universi është në krahun tuaj. Shtatori do të jetë një muaj i bukur, me mot të mirë, miq të mirë, qejf dhe ushqim të mrekullueshëm. Së shpejti planetet do të lëvizin drejt shtëpisë tuaj të njëmbëdhjetë të dhe do të rrisin numrin e njerëzve të rinj që do të njihni. Planetet do t’ju ndihmojnë t’i afroheni realizimit të një dëshire zemre. Gjithashtu, keni një karrierë më të ndriçuar se kurrë. Jeni vërtet me fat.

Teksa nis shtatori, popullariteti juaj me njerëz të rëndësishëm do të rritet. Shumë shpejt do të dëgjoni fjalë për sa të vlerësuar jeni në industri. 1 dhe 2 shtatori sinkronizojnë Marsin me Uranusin dhe si rrjedhim mund të lëvdoheni për punën tuaj. Pas kësaj në 15 shtator, Afërdita do të marrë sinjale nga Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit dhe mund t’ju rritet paga ose komisionet. Eklipsi i muajit të kaluar më 21 gusht mund t’ju ketë sjellë lajme të mira për një ngritje në detyrë, ofertë pune ose një detyrë të rëndësishme. Në fillim të shtatorit, do të përballeni me ndryshime në vendin tuaj të punës. Nëse s’keni marrë lajme në gusht, mund t’i merrni tani.

Gjithashtu, ndonjëherë eklispet i sjellin lajmet një muaj me vonesë, në këtë rast në 21 shtator ose katër ditë më vonë, ose më herët. Afërdita do të shkëlqejë në shtëpinë tuaj të dhjetë të profesionit që nga
fillimi i shtatorit deri më 19 shtator. Kjo është një kohë e mirë për të lënë intervista, prezantime ose
peticione. Do të bëni përshtypje të mira pasi Afërdita po kujdeset për ju. Në 17 shtator do të jeni në qiell të shtatë pasi Uranusi do të përmirësojë reputacionin tuaj e do t ‘ju sjellë shpërblime të shumta. Mund të ndodhë edhe më 18 shtator.

Nëse punoni në një ambient krijues, kreativiteti juaj do të arrijë majat në ditët rrotull 6 shtatorit. Mbi të gjitha, Mërkuri, planeti i komunikimit dhe marrëveshjeve do të qarkullojë në kahun e drejtë që prej 5 shtatorit dhe ju do të përparoni me ritme të shpejta. Në 19 shtator do të kemi një hënë të re dhe Dielli, Afërdita, Marsi dhe Mërkuri të gjithë në shenjën e Virgjëreshës do të punojnë për një çështje të rëndësishme në grafikun tuaj. Do të merrni shumë ftesa dhe duket se do të kaloni momente të shumta me shoqërinë.

Akrepëve u pëlqen vetmia, por tani do të shihni që me shtimin e miqve dhe kontakteve, karriera juaj do të ketë reputacion më të mirë. Nëse keni marrë në konsideratë t’i bashkoheni një organizate, qoftë profesionale ose sociale, tani është momenti i duhur.

Në muajt në vijim do të përfitoni mjaftueshëm nga angazhimi me njerëz që kanë të njëjtat interesa me ju. Këtë muaj, mund të jeni të shqetësuar për shpenzimet që vijnë me ndenjurit me miqtë dhe udhëtimet. Duke marrë parasysh pozicionin e Saturnit, çdo shpenzim që bëni do t’ja vlejë. Jini të hapur ndaj njerëzve pasi mes tyre mund të njihni dikë që e pëlqeni e mund të bëni një mik të mirë. Hëna e re e 19 shtatorit në shenjën e Virgjëreshës dhe në shenjën e shërbimit, kështu mund të ndiheni të frymëzuar të ndihmoni një shtresë në vështirësi.

Mund të ndiheni të apasionuar pas shtresës, ndoshta duke drejtuar një komitet ose duke u bërë zëdhënës. Ose mund të ndihmoni në një mënyrë më pak impenjuese, duke u angazhuar në një organizatë ose duke marrë pjesë në aktivitete. Ose mund të ndihmoni në një fushatë elektorale. Të përfshiheni në këtë mënyrë do të jetë argëtuese për ju dhe do të mësoni aftësi të reja që do t’ju shërbejnë në punën tuaj të re.

Për sa i përket romancës, ditët më të bukura do të ndodhin në fillim të muajit, sidomos gjatë hënës së plotë më 5/6 shtator. Të martuar ose jo, ky muaj e ka romacën të shkruar gjithandej. Në fakt, ky do të jetë një ndër muajt më romantiëk të vitit për ju. Nëse jeni beqarë, mund të njihni dikë, dhe nëse po, do të jetë dikush që do të qëndrojë në jetën tuaj për shumë kohë, ndoshta përjetë. Një mik do të ndihmojë që ju të takoheni, pra nëse një mik do t’ju prezantojë dikë, pranoni menjëherë. Nëse jeni në një marrëdhënie, me gjithë suksesin në karrierë, është momenti perfekt për të kaluar kohë me partnerin e fëmijët tuaj.

Neptuni do t’i bashkohet hënës së plotë e do të sjellë kohë të magjishme të denja për një film. Plutoni, planeti juaj sundues do të jetë në vijë të drejtë me hënën e plotë, duke sjellë momentin e duhur për një udhëtim të shkurtër. Nëse po njihni dikë, marrëdhënia mund të kalojë në një stad tjetër afërsie. Nëse jeni të martuar, do të kaloni më shumë kohë bashkë, ndoshta në një udhëtim, dhe do të zbuloni cilësi të njëri tjetrit që ju bënë të bini në dashuri para shumë kohësh.

Çështje që kanë të bëjnë me shtatzëninë, lindjen, fëmijët, qofshin tuajat apo të të tjerëve, do t’ju sjellin gëzim. Plutoni, planeti juaj sundues ka qenë në prapavijë që prej 20 prillit e do të vijë në kahun e duhur në 28
shtator. Jini të vëmendshëm ditët para dhe pas kësaj date pasi do të merrni lajme të mira për një çështje të rëndësishme për ju. Është një muaj i lumtur, plot sukes dhe universi ka plane pafund për ju.