Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Luani dhe Virgjëresha

2 Shtator 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Luani dhe
Susan Miller

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Luani dhe

Së fundmi keni bërë ca zënka në rrethin tuaj të miqve, familjes apo thjesht me një shërbim që nuk ju ka pëlqyer. Kjo do të vazhdojë për shkak se eklipset e muajit të kaluar qëlluan të ishin në shenjën tuaj të kundërt, Ujorit në 7 gusht dhe në shenjën tuaj më 21 gusht. Këto eklipse do të sjellin ndryshimin që donit në jetën tuaj, por do dinë të jenë gjithashtu të mrekullueshëm.

Këtë muaj, mbani mend datat 3 dhe 4 shtator në të cilat mund të merrni lajme. Gjithashtu 7 dhe 21 shtatori janë data në të cilat mund të dëgjoni lajmet që nuk i morët muajin e kaluar. Më shumë eklipse pritet të vijnë në shenjën tuaj, Ujori në janar/shkurt të 2018-ës dhe korrik/gushti 2018 do t'ju orientojnë në një drejtim të ri, i cili do të jetë më i rëndësishëm për të ardhmen se sa për të kaluarën tuaj. Nëse ditëlindja juaj përkon me datat 7 apo 21 gusht, do të përballeni me ndryshime të dukshme, por të gjithë Luanët në përgjithësi do të binden se universi po nxiton t'i çojë ata drejt një vendi të ri dhe shumë më të mirë se më parë.

Ky muaj do të fillojë me një bashkëpunim shumë të mirë mes Marsit dhe Uranit, në 1 ose 2 shtator kur ka shumë gjasa që ju të merrni një lajm të mirë nga një person që jeton jashtë vendit, lajm në të cilin jeni të përfshirë dhe ju, çështje të tilla që kanë të bëjnë me green card, vizë apo pashaportë. Projektet që keni në duar, do të përfundojnë shpejt dhe do t'ju japin më shumë arsye për të qenë krenarë. Në çështjet ligjore do të keni gjithashtu mjaft sukses. Këtë muaj financat do të jenë ajo ç'ka do të mendoni më shumë. Hëna e plotë e 5 shtatorit, do të ketë një impakt shumë të madh tek çështje të tilla si kreditë studentore, bankare, liçensat, taksat apo qoftë thjesht biseda trashëgimie.

Ju gjithashtu mund të përfshiheni në një marrëveshje, ose të paguani një shumë të madhe të ndonjë kredie apo hipoteke, ose të dyja. Neptuni do të ketë një ndikim shumë të madh në 5 shtator, kështu që nëse jeni duke bërë një marrëveshje me dikë tjetër dhe financat s'po ua mbushin mendjen, vazhdoni ngulmoni.

Ndërkohë, Mërkuri ka qenë në prapavijë pothuajse përgjatë gjithë muajit, por gjithçka do të rregullohet në 5 shtator. Ky ndryshim do të shpejtojë edhe disa vendime që kanë lidhje me financat. Nëse ju po merreni me ndonjë hipotekë apo me ndonjë shitje, dita më e mirë për të bërë marrëveshje është 15 shtatori, kur Afërdita do të jetë në një drejtim me Jupiterin, planetin e orientuar drejt përfitimeve, duke ju çuar kështu drejt një kontrate te mirë. Hëna e re e 19 shtatorit do ta vërë gjithashtu theksin tek paratë, edhe pse Marsi në shënjën e Virgjëreshës do të sjellë shumë shpenzime për 6 javët e ardhshme. Gjithsesi, mos u trembni, hëna e re do t'ju ndihmojë duke ju sjellë burime të reja.

Horoskopi i Susan Miller për muajin shtator 2017: Luani dhe

Në 5 shtator, hëna e plotë do të jetë në shenjën tuaj të kundërt, atë të peshqëve, e cila do ta çojë një marrëdhënie tuajën shumë serioze në një tjetër nivel. Hëna e plotë do t'ju gjejë duke menduar për një lidhje shumë të rëndësishme për ju, dashurie ose biznesi, duke ju bërë të mendoni nëse doni ta vazhdoni më tej këtë marrëdhënie, ta rregulloni, apo thjesht t'i jepni fund. Për hir të së vërtetës, s'do ta keni aspak të lehtë të merrni një vendim të tillë, cilido qoftë ai. Nëse jeni në dilemë dhe keni dyshime, më e mira është të mos ndërmerrni asgjë, të paktën për pak kohë.

 Një partner shumë i rëndësishëm për ju, në biznes/dashuri, apo martesë po mban ndjenja apo informacione të fshehta ndaj jush, ose thjesht ju mund ta keni keqkuptuar atë dhe jeni shqetësuar për asnjë arsye. Hënat e plota, zakonisht pasqyrojnë gjërat e vërteta dhe sqarojnë çdo situatë të turbullt dhe kjo do të ndodhë më 5 shtator. Kjo periudhë mund të ketë qenë e vështirë për marrëdhënien tuaj në çift, por ju e keni vetë në dorë t'i jepni fund. Ose, nëse mendoni se dashuria për njëri-tjetrin është shumë e fortë, mund të kërkoni ndihmën e një terapisti për ta rikthyer atë si më parë.

Nëse idhja juaj po shkon mirë, fokusi juaj mund të jetë tek një bashkëpunim i ri biznesi. Nëse mendoni se keni gjetur partnerin e duhur, i cili mund të jetë një agjent, marketer, avokat apo një kontabilist i ri, atëherë bëni gati çdo dokument dhe zyrtarizojeni shoqatën tuaj.
Do të keni nevojë për disa ditë kohë pasi Mërkuri të kthehet nga prapavija, duke qenë se gjithë këtë periudhë ai nuk ka qenë aspak i qendrueshëm. Koha perfekte për të firmosur dokumenta, do të jetë kur Afërdita dhe Jupiteri do të jenë në një linjë, më 15 shtator. Nëse nuk mund të prisni kaq gjatë, 9 shtatori është gjithashtu një datë e mirë. E rëndësishme është të mos investoni në pajisje teknologjike apo të mbyllni kontrata menjëherë sapo kthehet Mërkuri.

Më 19 shtator, hëna e re do të jetë në shenjën tuaj, momenti më kulminant i muajit. Gjatë kësaj periudhe, Hëna e re në Mars, Afërdita dhe Mërkuri në Virgjëreshë, do t'ju rrethojnë për të festuar ditëlindjen tuaj. Shfrytëzojeni sa më shumë gjithë këtë energji pozitive, hëna e re është vetëm një herë në vit në shenjën tuaj, kështu që shfrytëzojeni maksimalisht për të plotësuar dëshirat tuaja.

Mërkuri ka qenë në prapavijë muajin e kaluar, duke filluar që nga 12 gushti, por do të kthehet në shenjën tuaj më 5 shtator. Hera tjetër kur ai do të jetë në prapavijë, është nga 3 dhjetori deri më 22, që do të thotë që askush prej nesh nuk do të dojë të shpenzojë para për pazaret e pushimeve. Këtë mund ta bëni në nëntor, por duke qenë se ju si Virgjëreshë jeni të dhënë pas listave, nisni e bëni gjithçka gati që tani. Financiarisht do të jeni shumë mirë këtë muaj. 2 shtatori do t'ju sjëllë lajme të mira rreth parave. Nëse do të blini një biletë lotarie, do të mund të fitoni diçka të vogël.

Më 15 shtator, kur Afërdita dhe Jupiteri të jenë në vijë të drejtë, do të merrni një lajm të mirë rreth një shitjeje ose një dhuratë shumë të çmuar për ditëlindjen tuaj. E ndërsa 17 shtatori do të sjellë monedha të arta në dorën tuaj dhe kur t'i zbuloni do t'ju emocionojnë pafund. Përsa i përket romanticitetit, ky do të jetë pak muaj i frikshëm për ju. I martuar ose beqar gjithçka do të shkojë mirë. Keni Marsin dhe Afërditën në shenjën tuaj dhe kur këta planete bëhen bashkë, ka vetëm shkëndija të lumtura dashurie. Fundjavat më të mira do të jenë ato të datave, 9-10, 15-17 dhe gjithashtu, fundjava e fundit e muajit, e cila do të jetë më shumë se e ëmbël.