TV Mania

Pas 11 vitesh, Adi Krasta mund të kthehet aty ku as nuk shkelte më

31 Gusht 2017

Pas 11 vitesh, Adi Krasta mund të kthehet aty ku as nuk shkelte më

Që prej 2006-ës, Adi Krasta s’ka vënë më këmbë në skenën e Festivalit të Këngës dhe në përgjithësi, as në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

Në 2011-ën, u përfol se do të kthehej në festival për të prezantuar me Eda Zarin, por për ndonjë arsye apo një tjetër, si përfundim pamë Nik Xhelilajn, Hygerta Sakon dhe Enkelejda Zekon në krye të festivalit.

Burime për Anabel.al tregojnë se Krasta dhe drejtuesit e RTSH-së, me në krye drejtorin e përgjithshëm Thoma Gellqi, janë në bisedime për t’ia lënë atij në dorë drejtimin e Festivalit të Këngës, ku nëse arrihet dakordësia, do të jetë edhe në rolin e autorit.

Krasta e nisi në RTSH, ku shumë e njohën tek spektakli “12 vallëzime pa një të shtunë”, por edhe sepse ka qenë 5 herë prezantues i festivalit, në vitet e arta të këtij konkurrimi.

Sidoqoftë, mbetet një angazhim momental që mbaron me të mbaruar festivali.

Krasta duket se do të vijojë të jetë në “Top Channel”, por jo më për “E Diell”. Ai do të rikthejë formatin një moderator- një i ftuar, të cilin e provoi për disa vite radhazi me emisionin “A Show”, fillimisht në “Vizion Plus” e më pas, në “Agon Channel”.

Tani në “Top Channel”, Krasta do të rimarrë formatin klasik të emisioneve amerikane të mbrëmjes, alla David Letterman.

Pas 11 vitesh, Adi Krasta mund të kthehet aty ku as nuk shkelte më