Shkencë

Një eklips diellor në Shqipëri është më afër nga ç’mendoni

21 Gusht 2017

Një eklips diellor në Shqipëri është më afër

Sot, më 21 gusht 2017, miliona amerikanë do të jenë dëshmitarë të një prej eklipseve më mbresëlënës të 100 viteve të fundit. Zakonisht, ndodhin dy eklipse diellore në vit dhe ndodhin kur Dielli, Toka dhe Hëna rreshtohen në mënyra specifike. Edhe pse ndodhin shpesh, janë të pavëzhgueshëm, pasi mund të shihen në zona të largëta, të paarritshme ose në mes të oqeanit.

Meqë eklipsi i ditës së sotme është i pavëzhgueshëm nga Shqipëria, kërkuam dhe gjetëm kur do të ndodhë një eklips diellor në vendin tonë. Sipas një llogaritësje me të dhëna nga NASA, eklipsi i radhës në Shqipëri do të ndodhë të dielën e 21 qershorit, më 2020-n.

Një eklips diellor në Shqipëri është më afër

Do të jetë një eklips unazor. Një ndodhi e tillë ndodh kur Hëna bllokon qendrën e Diellit, duke lënë të dukshme një unazë drite rrotull saj. Eklipsi nuk do të jetë i vëzhgueshëm nga çdo pjesë e vendit.

Burimi: BBC