Shkencë

6 gjërat më të çuditshme që do të ndodhin gjatë eklipsit të 21 gushtit

17 Gusht 2017

6 gjërat më të çuditshme që do të ndodhin

Ekzistojnë shumë gojëdhëna rreth eklipseve, por është e vërtetë se gjatë një eklipsi mund të ndodhin shumë gjëra të çuditshme, që janë tërësisht të vërteta dhe shumë argëtuese. Ja çfarë pritet të ndodhë gjatë eklipsit të plotë diellor në 21 gusht, që vetëm amerikanët do të kenë fatin të dëshmojnë.

Kafshët hutohen

Dielli gjatë një eklipsi të plotë është 10,000 herë më i dobët se një që është 99% i mbuluar nga hëna. Ndryshimet në dritë sjellin rënien e temperaturave dhe kafshët mendojnë se po vjen mbrëmja. Me fillimin e eklipsit të plotë, kafshët fillojnë këngët e mbrëmjes dhe me përfundimin e eklipsit mendojnë se po vjen mëngjesi, prandaj mos u habisni nëse dëgjoni gjelat të këndojnë.

Yje dhe planete në mes të ditës

Gjatë eklispit, qielli errësohet kaq shumë sa yjet do të duken po aq të shndritshëm sa gjatë natës. Nëse jetoni pranë zonës së eklipsit, do mund të shihni lirisht planete si Jupiteri dhe Afërdita.

Hije në formë gjarpri

Pak përpara eklipsit, hije të ngjashme me një gjarpër do të fillojnë të shfaqen në toë. Sipas NASA-s, shkencëtarët nuk janë plotësisht të bindur pse diçka e tillë ndodh. Mendohet se mund të shkaktohen nga drita e eklipsit qe fokusohet dhe rifokusohet përmes qelizave të ajrit në atmosferë. Janë një ndodhi e rrallë për t’u parë gjatë eklipseve dhe mund të shihen vetëm në sipërfaqe të çelëta. Provoni të shtrini një çarçaf në tokë, ose të shkoni në plazh, ose në vende me borë.

Rruazat e Bailey-t

E vetmja dritë që do të mund të shihni gjatë eklipsit është kurora e diellit kur hëna i kalon përpara. Mund të duken në ngjyrë të kuqe dhe ekspozojnë atmosferën e sipërme të diellit.

Ylberët

Nëse eklipset ndodhin në mot të trazuar, me re dhe ajër të ngarkuar, gjasat janë që të dëshmoni një nga ndodhitë më të veçanta. Qielli nis të pastrohet pak përpara ekipsit, për t’i hapur vendin disa ylberëve të vegjël që mbulojnë gjithë sipërfaqen e diellit.

Një perëndim 360 gradë

Gjatë eklipsit të plotë ose kur dielli mbulohet plotësisht nga hëna, mund të shihni sesi duket perëndimi i diellit, në çdo drejtim në horizont. Robert Boyle nga Nasa ka dëshmuar një shfaqje të tillë në 15 korrik të 1963-shit dhe mundi të shite të gjithë trajektoren që përshkon dielli gjatë perëndimit.

Burimi: Cnet