Viti shkollor i 2017 – 2018 do të nisë më 11 shtator dhe shpërndarja e teksteve shkollore do të nisë më 25 gusht deri në datë 10 shtator. Një zyrtar i Drejtorisë Arsimore foli në lidhje me tekstet dhe kujdesin që duhet të tregojnë prindërit me shitësit.
“Në mënyrë që ky shërbim të shkojë sa më lehtë te nxënësi, është parashikuar që shkollat të jenë në gatishmëri edhe me një apo dy mjedise të institucionit shkollor, që do të ofrojnë për distributorët. Shërbim që do të ofrohet falas vetëm për të mbështetur dhe lehtësuar këtë proces për nxënësit”, tha Dritan Sallaku, nga Drejtoria e Arsimit Parauniversitar.
“Tashmë e kemi të shpallur katalogun e teksteve që do të zbatohen në sistemin arsimor parauniversitar. Të gjitha institucionet shkollore janë të pajisura me këtë katalog dhe janë të orientuar gjithashtu që prindërit të ndihmohen në zgjedhjen e teksteve, duke i qëndruar strikt listës që është publikuar përmes këtij katalogu”,- theksoi më tej ai.
Janë botuar rreth 95% e teksteve dhe pritet të mos ketë mungesa, shkruan Top Channel.