Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2017: Binjakët dhe Gaforrja

2 Gusht 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2017: Binjakët dhe Gaforrja
Susan Miller

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2017: Binjakët dhe Gaforrja

Dy eklipse të rëndësishme do të ndodhin këtë muaj dhe nuk do të jetë aspak e vështirë për ju që të përshtateni. Marrëdhëniet ndërkombëtare ose import-eksport i ideve, mallrave apo shërbimeve, të gjitha do të shkojnë shumë mirë. Nëse jeni duke pritur që një çështje e emigracionit të zgjidhet, do të keni aspekte të shkëlqyera për të diskutuar mbi një vizë, green card ose marrjen e një shtetësie.

Pas këtij eklipsi, do ta dini mirë se ku qëndroni. Po kërkoni për shkollën e duhur për ju? Një intervistë që do të caktoni me autoritetet e universitetit katër ditë pas eklipsit, do të ndryshojë gjithë jetën tuaj. Jupiteri do të sigurohet që romanca të lulëzojë në jetën tuaj ose do të sjellë një fëmijë. Këtë muaj do të keni mundësinë të nxirrni në pah të gjithë kreativitetin tuaj. Për këtë mund t’ju nevojitet ndihma e një agjenti, publicisti, partneri në biznes ose e një personi tjetër me të cilin po punoni.

Në 21 gusht do të keni të hapura rrugët për të udhëtuar dhe këtë herë, nëse vendosni të duhëtoni, do të zgjidhni një vend pranë shtëpsë. Mund t’ju kërkohet të nënshkruani një kontratë, por mos e bëni, sepse mërkuri do të jetë në prapavijë deri në 5 shtator dhe nuk është momenti më i mirë për të rënë dakord rreth gjërave të reja. Këtë muaj do të ndiheni veçanërisht të përmbushur dhe do të merrni lajmi shumë të mira, nga asgjëja!

Do të keni mundësi për të udhëtuar, ndaj nëse keni nevojë për pushim, bëjeni. Personaliteti juaj do të jetë i shkëlqyer këtë muaj dhe vetbesimi po ashtu, kjo do t’ju bëjë edhe më tërheqës për të tjerët. Marsi dhe Jupiteri janë të sinkronizuar fundjavën 19-21 gusht. Kjo është fundjava ideale për të gjetur dashurinë. Në fund të muajit shkoni vizitoni një vend që e keni vizituar vite më parë dhe ju mungon. Mërkuri në prapavijë duhet t’ju rikthejë tek vendet dhe njerëzit që keni dashur dhe harruar.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2017: Binjakët dhe Gaforrja

Afërdita ndodhet në shenjën tuaj gjithë muajin, deri në 26 gusht, duke ju bërë të ndiheni sikur gjithçka në botë shkon mirë. Do të jeni popullorë dhe optimistë dhe këto mendime pozitive do t’ju çojnë në drejtimin e duhur. E premtja e 11 gushtit do të jetë hyjnore, mund të doni të organizoni një fundjavë në bregdet, do të jetë e mbushur me dashuri.

Financat do të jenë në favorin tuaj, dhe do t’ju shtohet një tjetër burim të ardhurash përveç rrogës. Kjo do t’ju ndihmojë të paguani një borxh. Pas 7 gushtit është periudha ideale për ju që të blini, jepni me qera ose të shisni një pronë. Mund të nisni të fitoni para nga shtëpia juaj, duke krijuar një zyrë atje, ku mund të prisni klientët ose të ftoni shefin për darkë. Mund të shisni objekte dhe orendi që nuk ju nevojiten më duke i reklamuar në ankande online, ose të lëshoni ambiente me qera brenda shtëpisë tuaj.

Mund të merrni edhe një punë shtesë gjatë fundjavës, nëse jeni të vetë-punësuar do të bëni reklamimin e biznesit tuaj, kështu tërhiqni më shumë klientë. Projektet tuaja të reja do të priten mirë dhe do të keni të gjithë sigurinë dhe rehatinë e nevojshme për të vazhduar, prandaj merrni frymë lirisht. Puna juaj e mirë nuk do t’ju sjellë vetëm të ardhura më të larta, por edhe përgëzime nga kolegët dhe një rritje në statusin tuaj në industri.

Mund të merrni një ofertë konkurruese, ose nëse jeni të vetëpunësuar, një klient të ri. Pjesa më e bukur, që ju nuk do ta prisni aspak, është zhurma që do të shoqërojë suksesin tënd. Çfarë muaji i pabesueshëm do të jetë gushti për ju! Mos u largoni me pushime gjatë javës, sepse do të ndodhin shumë gjëra dhe duhet të monitoroni gjithçka.