
Axelle Despiegelaere ishte një 17-vjeçare normale nga Belgjika, e cila bënte tifo për skuadrën e saj kombëtare në Brazil, kur dikush kapi një foto të sajën dhe i ndryshoi rrjedhën e jetës.
Fotoja e belges bukuroshe bëri xhiron në Twitter dhe nëpër gazeta kudo në botë. Që pas kthimit në shtëpi, adoleshentja hapi një fan page në Facebook, që ka mbi 18 000 fansa.
Pak kohë më pas, L’Oreali i ofroi Axelle-s një kontratë modelingu. Ajo ka përfunduar së filmuari një video promocionale për kompaninë kozmetike.
Burimi: Business Insider