Sikurse është përfolur më parë, Arjola Shehu do të bëhet pjesë e “TV Klan” pas disa vitesh si prezantuese në “IN Tv”.
Ajo do të debutojë në sezonin e ri të Klan si moderatore e një emisioni gatimi, siç bëjnë të ditur burime për Anabel.al. Bëhet fjalë për një konkurs në kuzhinë, i cili është krijuar nga dy emra të njohur të spektakleve të “TV Klan”.
Ideatorë dhe drejtues të këtij emisioni janë Pandi dhe Bledi Laço, të cilët kanë realizuar disa nga spektaklet më të njohura të Klanit, si: “Maratona e këngës popullore”; “Këngët e shekullit”; “Gjeniu i vogël” e të tjerë.
Tani, vëllezërit Laço do të eksperimentojnë me një format që përveçse del jashtë kornizave të spektakleve muzikore, është edhe një risi për televizionin Klan.
Gjithashtu Arjola Shehu do të drejtojë një emision ndryshe nga ata që ka moderuar në “IN Tv”, që kanë patur natyrën e talk show-t, me të ftuar në studio, si “Tek Unë”.