Celebrity

Zemërthyes serial: Trajneri i ri ka patur gratë më të bukura të Italisë!

20 Korrik 2017

Balerina Samanta Togni nuk është ylli i vetëm me të cilin Christian Panucci, trajneri i ri i kombëtares shqiptare, ka patur një histori.

Edhe pse lidhja e tyre është marrë vesh rishtaz nga mediat italiane, trajneri dhe balerina e “Ballando con le stelle” kanë dalë tashmë në lajme për një ndarje-pajtim. Në janar dolën bashkë publikisht, por një muaj më vonë patën një grindje, siç thuhet për shkak se Samanta ishte lodhur nga papjekuria e ish-futbollistit.

Megjithatë, në mars u shfaqën prapë bashkë. Dje, Panucci u prezantua për herë të parë si trajneri zyrtar i ekipit kombëtar të Shqipërisë dhe Samanta ishte shumë e lumtur për detyrën e tij të re. E shprehu publikisht në Instagram.

 

Felice per te? #soddisfazioni #ilmeritoripaga #beautifulday #yourday

A post shared by Samanta Togni (@samantatogni) on

Të papjekur e kanë konsideruar edhe të dashurat e tij të mëparshme, të gjitha emra të njohur të showbiz-it italian por edhe spanjoll. Mes balerinave të “Ballando con le stelle” dhe aktoreve, e vetmja gjë që i ka mbetur Christian-it nga lidhjet e mëparshme është një djalë 15-vjeçar, Juan-i.

Zemërthyes serial: Trajneri i ri ka patur gratë më të bukura

Juan-i është fryti i martesës 7-vjeçare me aktoren spanjolle Isabel Luis, që përfundoi në 2001-shin. Një martesë që e shndërroi krejtësisht Isabel-in. Xhelozi, mungesë vëmendjeje, vetmi. 7 vite pas ndarjes, ajo rrëfeu për “Vanity Fair Italia” se gjithçka ndjen pas ndarjes nuk është mall, por mllef.

“Zënkat e para lindën sepse ishte xheloz, nuk donte që të dilja në TV. Por pas ndarjes u lidh me dikë tjetër (Rosario Cannavo), e cila kishte pozuar nudo për një kalendar dhe kishte premtuar se, nëse Roma fitonte do të kupën, do të zhvishej nudo.”

Martesa ishte kthyer në një makth. Me gjithë sakrificat, në fund ata ishin ndarë, duke e lënë Isabel-in krejtësisht të vetmuar dhe pa ëndrra. E saja ishte një dashuri e madhe, por e pashpërblyer.

“E doja shumë Christian-in, për të i lashë të gjitha: punën si aktore, familjen, miqtë. E ndoqa kudo; nga Milano në Madrid, nga Londra në Monaco e deri në Romë, por në fund u ndamë. Ai dilte jashtëzakonisht shpesh dhe e linte pas dore familjen, duke më detyruar të kthehesha në një detektive: një makth!”

 

ma inspirata ???? #raffaellaberge #redhead #hot #marinakroeger

A post shared by Ann Jane (@ann_jane__) on

Pas ndarjes, në 2006-ën përjetoi një histori të shkurtër me një prej aktoreve më tërheqëse të kinemasë italiane asokohe, Raffaella Berge. Lidhja e tyre u bë publike nga revista “Novella 2000”, por do të ishte jetëshkurtër.

 

#raffaellaberge

A post shared by Italianbeauty (@italianbeauty7258) on

Më tej, në 2007-ën u përfol shumë për marrëdhënien e re me showgirl-en Rosaria Cannavo. Patën një lidhje të gjatë 4-vjeçare, që gjithashtu u mbyll me shumë inate të mbetura. Në një intervistë pas ndarjes, Rosaria pranoi se kishte dashur të krijonte familje, diçka që nga Christian nuk ishte mikpritur. Cannavo nuk e përtypte dot faktin se ai kishte folur për ndarjen në media, duke thënë se e kishte lënë ai për shkak se ajo kërkonte një fëmijë.

 

?

A post shared by Rosaria Cannavò (@rosariacannavoreal) on

“Ai ka thënë lart e poshtë se më la sepse unë doja fëmijë, por në të vërtetë qëllimet e mia ishin të krijoja familje, që është ndryshe. Nuk isha e përqëndruar vetëm tek të paturit një fëmijë. Ndër të tjera, nuk m’u duk aspak e këndshme që e tregoi lart e poshtë se më la. Aspak elegante si gjë. Ç’kuptim ka t’i thuash mediave që më la ai? Po të isha unë, do thoja thjesht se jemi ndarë.”

 

#Rosariacannavo

A post shared by Rosaria Cannavò (@rosariacannavoreal) on

Nuk vonoi shumë: në 2011-ën, Christian Panucci konkurroi në “Ballando con le stelle”, ku do të fillonte një histori me balerinën që kishte në krah, Agnese Junkere. Pas shumë intervistash ku mohonte lidhjen, më në fund pranoi se mes tyre diçka po lindte, por pa thënë asnjëherë diçka më konkrete.

“Përveç provave, unë dhe Agnese po takohemi edhe jashtë. Kemi dalë shpesh për darkë, por mes nesh, tani për tani, ka vetëm një miqësi të fortë. E cila po rritet ditë pas dite. Është një vajzë shumë e bukur, shumë ndryshe nga të gjitha gratë që kam patur në të shkuarën.”

Madje, e la të hapur mundësinë për diçka më shumë me Agnese-n. Ndoshta ajo do të bëhej gruaja e jetës së tij, ndoshta jo. Sido që të shkonte, ai s’premtonte asgjë:

“Jam mësuar që në jetë të mos përjashtoj asgjë. Ndoshta, gruaja e jetës sime mund të bëhet Agnese. Për momentin po mendojmë vetëm të kërcejmë.”

Zemërthyes serial: Trajneri i ri ka patur gratë më të bukura

Një “Casanova” i mediave italiane, Christian shpesh përshkruhet si një burrë “praktik dhe me ide të qarta”, ndërsa tani po përflitet mjaft për lidhjen me Samanta-n. Balerina Samanta Togni ka qenë edhe më parë në një lidhje me një ish-futbollist, Stefano Bettarini-n, me të cilin konkurroi tek “Ballando con le stelle” në 2010-ën.

Panucci njihet për gola të shkëlqyer edhe pse ka qenë në rolin e mbrojtësit, megjithatë në jetën sentimentale, është e qartë se nuk ka bërë ndonjë akrobaci për të qëlluar në portë.