Celebrity

Ua, po ne e njohim partneren e trajnerit të ri! Është një yll i TV italian

19 Korrik 2017

Ua, po ne e njohim partneren e trajnerit të ri! Është një

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit erdhi me një buzëqeshje rrëzëllitëse. Gjatë prezantimit zyrtar, Christian Panucci tha se nuk kishte qenë e vështirë për të të bindte presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukën, që ta zgjidhte atë për të zëvendësuar De Biasi-n.

Shumë e lumtur për detyrën e tij të re ishte edhe partnerja, ylli i televizionit italian Samanta Togni:

“Jam e lumtur për ty”, shkroi ajo në foton që publikoi në Instagram, ku duken të dy aq të qeshur.

 

Felice per te? #soddisfazioni #ilmeritoripaga #beautifulday #yourday

A post shared by Samanta Togni (@samantatogni) on

Me gjasa, edhe ju e njihni Samanta-n. Nëse keni parë “Ballando con le stelle”, patjetër që po.

Ua, po ne e njohim partneren e trajnerit të ri! Është një

Balerina Samanta Togni është një fytyrë shumë e njohur për italianët. Samanta është fituese e edicionit të 2016-ës të “Ballando con le stelle”, ku konkurroi si balerinë në krah të aktorit Iago Garcia.

Ua, po ne e njohim partneren e trajnerit të ri! Është një

Ajo vjen nga dy prindër balerinë të njohur, Sandro Togni dhe Loredana Camilli, dhe është vlerësuar me shumë çmime edhe në Britani dhe në SHBA, ku u shpërngul për të jetuar kur ishte adoleshente, për t’u kthyer në Itali në 2005-ën.

Marrëdhënia me Panucci-n është e freskët për mediat italiane, pasi u bë publike në janar të këtij viti.