
Përbërësit:
Bukë të vogla të rrumbullakëta
Majonezë Tona
Sallam Turist Tona
1 domate e prerë në feta të holla
Sallatë jeshile
Rigon, piper i zi
Shkopinj druri
Me thikë, e presim bukën në mes për ta hapur në dy pjesë.
Njërën pjesë e lyejmë me majonezë Tona dhe i vendosim sipër përbërësit.
Në fillim sallamin turist Tona, pastaj disa feta domate, pastaj sallatën jeshile.
Nëse keni dëshirë, mund t’i hidhni edhe piper ose rigon. Pasi kemi lyer me majonezë Tona edhe feten e dytë të bukës, ia vëmë sipër fetën e dytë dhe mbyllin sanduiçin. Në fund, mund t’i vendosim një shkop në mes, për të mbajtur sanduiçin që të mos hapet.
Tada! Është po aq i shijshëm sa duket!

Përbërësit:
Bukë integrale e prerë në feta me trashësi mesatare
Sallam-proshutë Tona
Majonezë Tona
Sallatë jeshile
Domate qershi
Mozarella
Rigon
Marrim disa feta buke integrale dhe i lyejmë me majonezë Tona.
Vendosim sipër njërës fetë sallamin-proshutë Tona.
Më pas presim domatet qershi në mes, si në foto, dhe i vendosim sipër proshutës.
Mozzarela-s që e kemi prerë më parë në rripa te hollë i hedhim rigon dhe e vendosim sipër domateve.
Në fund, sipër mozzarella-s vendosim një fletë sallate jeshile, dhe e mbulojmë sanduiçin me fetën tjetër të bukës që lyem në fillim me majonezë.
Dhe ja ku është, i shijshëm sa nuk do të donit ta ndanit me kënd.

Përbërësit:
Bukë thekre e prere me feta
Piper i zi
Avokado (e pjekur mirë)
Qafë e tymosur Tona
Për ata që pas palestre duan të ushqehen shëndetshëm, shijshëm dhe të përgatisin diçka të shpejtë, ky është sanduiçi i duhur.
Marrim një fetë bukë thekre dhe sipër saj vendosim disa feta të qafës së tymosur Tona.
E presim avokadon në gjysëm dhe gjysmën e presim në feta pasi i kemi hequr lëkurën. Fetat e avokados i vendosim mbi qafën e tymosur dhe pasi i kemi hedhur pak piper, është gati për t’u shijuar. Kaq i thjeshtë dhe super i shëndetshëm!

Përbërësit:
Bukë sanduiçi integrale me fara
Kremvice pule e tymosur Tona
Majonezë Tona, ketchup Tona
Djathë kackavall
Ky sanduiç është perfekt për fëmijët, për t’u marrë me vete në piknik apo në udhëtime të shkurtra.
Fillimisht përziejme bashkë majonezën me ketchup-in Tona, deri sa të krijojmë një masë të njëtrajtshme. Pasi e hapim bukën në mes, e lyejme me përzierjen që bëmë me parë, në të dyja anët e tij në brendësi.
Më pas fusim brenda në sanduiç kremviçet e tymosura të pulës, të cilat nuk kanë nevojë të gatuhen. Vendosim dhe fetat e djathit kaçkavall dhe sanduiçi është gati.

Përbërësit:
Bukë e bardhë me feta
Parizier i vogël Tona
Salcë kosi Tona
Domate qershi
Manaferra, luleshtrydhe të vogla
Shkopinj druri
I presim bukën dhe sallamin parizier Tona në feta katrore, si në foto.
Pasi i lyejmë bukët me salcën e kosit Tona, vendosim sipër fetat e sallamit parizier dhe mbi sallamin, vendosim fetat e tjera të lyera me salcë kosi duke krijuar disa mini-sanduiçe.
Në një shkop druri fusim sanduçin dhe pastaj sipas fantazisë suaj, domatet qershi dhe disa fruta të vogla, si: luleshtrydhe, manaferra apo boronica. Kështu veprojmë dhe me mini-sanduiçët e tjerë.
Dhe ja ku është, receta perfekte që i ka të gjitha vlerat ushqimore, karbohidrate, proteina dhe vitamina: