Kur je një personazh publik si Aurela Hoxha, thashetheme mbi jetën personale do të qarkullojnë medoemos. Pikërisht kjo ndodhi. Modelja u përfol të ishte në një marrëdhënie me Alban Ramosajn. Ajo ja bëri të qartë publikut se ata janë thjesht miq. Në foton e postuar në Instagram Stories shfaqeshin miqtë e ngushtë të modeles, Elena Lika, Beatrix Ramosaj, Dorina Gegiçi. Oriola Marashi dhe Alban Ramosaj.
Thashethemet nisën nga postimet e mëposhtme. Aurela i thirri me përkëdheli arushit “Dashuria ime” dhe Albani na tregoi se arushi ishte ai. Në një intervistë për Summer Pages, Aurela na shpjegon sërish situatën.
Pyetjes kur do ta prezantoni të dashurin tuaj dhe kur do të jetë dasma, modelja iu përgjigj me: “Të dashurin? Kush tha që kam të dashur? Absolutisht nuk kam ndërmend të flas për të dhe nuk kam se si flas as për dasmë kur nuk kam plane”.
Ndërsa në lidhje me Alban Ramosajn, Aurela u shpreh e çuditur: “(Qesh) Këto portalet çfarë nuk nxjerrin! Nodnjë ditë do të na bëjnë edhe me burra edhe me fëmijë. Unë kam nxjerrë edhe vëllain në Instagram, imagjino ç’mund të shpikin për lajme”.
Flijeni mendjen. S’ka as të dashur, as dasmë.