George dhe Amal Clooney vetëm të lodhur nuk duken ndërsa shkojnë për të darkuar në liqenin Como në Itali. Dyshja ka sjellë në jetë binjakët Ella dhe Alexander në qershor, por duken të relaksuar dhe të buzëqeshur, sikur kanë përcjellë fëmijët për në universitet.
“Të gjithë ishin kaq të emcionuar kur panë George dhe Amal në darkë,” tregojnë të pranishmit për “People”, “Morën kaq shumë përqafime dhe dashuri. Amal dukej e mrekullueshme dhe aspak e lodhur. Buzëqeshte vazhdimisht dhe dukej kaq e lumtur. Mund të dalloje sa të lumtur ishin për takimin. Në të shkuarën gjithnjë darkonin për orë të tëra. Këtë herë nuk donin të vonoheshin shumë.”
Dyshja e famshme është fotografuar në të njëjtin restorant në të njëjtën periudhë një vit më parë, pak muaj para se Amal të shpallte shtatzëninë. Liqeni Como është destinacioni i preferuar i pushimeve për çiftin Clooney, që ka edhe një shtëpi atje.
Burimi: People