Kur mjeku më sugjeroi të bëja skanerin e këmbëve, iu përgjigja me ngut: „Jo jo, këmbët i kam në formë normale.“ Por nuk rezultoi kështu.
Ortopedi i klinikës Reha Albania e dalloi menjehere se nuk ecja siç duhej. E ndërsa unë fillova të frikësohesha, tekniku ortoped më shpjegoi qetësisht se shumica e njerëzve kanë deformime të kockës së shputës- të lindur apo nga mënyra si ecin- edhe pse nuk e dinë.
Skaneri tregoi se shputën e kam të deformuar. U dëshpërova: prandaj kisha frikë ta bëja atë skaner. Siç më shpjegoi mjeku, ky kontroll duhet kryer patjetër që në moshën 4-vjeçare për t’u trajtuar deri në moshën 17-vjeçare, që kocka të shkojë në formën e duhur përpara se të përfundojë zhvillimi kockor.
Në rastin tim nuk ka kthim, por ka diçka që mund ta bëj akoma që të mos ndiej ato dhembjet e tmerrshme që fillojnë nga këmbët e me kalimin e kohës përhapen në të gjithë trupin. Mblodha veten dhe bëra atë që duhej: porosita plantaret e mia të personalizuara.
Pasi tekniku bëri përgatitjen e bazës materiale, u përftua forma e këmbës sime, që pasi u përpunua, ishte gati plantarja që mund ta vendosja në çdo këpucë.
E ndërsa unë, akoma në shok, pyesja ortopedin për çdo detaj, ai më solli në vete duke më kujtuar se ky është problemi më i vogël që trajton ai në klinikën „Reha-Albania Ottobock “ të specializuar në ortopedi, trajtim të këmbëve diabetike, shumë deformime të kockave si edhe protetikë: proteza për pacientët me gjymtyrë të prera.
Çdo vit, numri i pacienteve që vuajnë nga diabeti rritet dhe kjo ka bërë që këmba diabetike, një ndër pasojat më të rënda të kësaj sëmundjeje të shekullit, të përhapet gjithmonë e më shumë. Çdo ditë në dy klinikat „Reha“ në Tiranë dhe Durrës trajtohen dhjetëra pacientë diabetikë të cilëve sëmundja u ka krijuar gangrena në pjesën e këmbëve.
„Reha Albania“ është e vetmja klinikë në Shqipëri ku mund të gjesh edhe këpucë ortopedike, edhe këpucë diabetike të cilësisë më të lartë, pasi vijnë të gjitha nga Italia dhe Gjermania. Specialisti më shpjegoi se një njeri që vuan nga diabeti nuk mundet kurrsesi të ecë me këpucë të zakonshme, pasi ato i bllokojnë akoma më shumë qarkullimin e gjakut tek këmbët, çka do të ishte fatale.
Sepse, nëse këmba diabetike nuk trajtohet siç duhet, duhet të amputohet.
Imagjinoni pak si mund të jetë të jetosh pa një gjymtyrë. Mund të keni parë përditë njerëz me gjymtyrë të amputuara në rrugë, por ta jetosh është tjetër gjë. Për këtë, kompani të mëdha si „Ottobock“, që në Shqipëri e gjeni vetëm tek „Reha Albania“, kanë arritur të krijojnë proteza që mund të zëvendësojnë deri plotësisht gjymtyrën e munguar, duke kryer funksionin e mbështetjes, ngritjes së gjymtyrës.
Kur zoti Agron hyri në klinikë, as që më shkoi mendja se mund të ishte duke ecur me një protezë. Hyri i buzëqeshur dhe na përshëndeti. Kishte ardhur për kontrollin e radhës. Gjysmë ore më vonë, si doli nga dhoma më pa që po e shikoja e shtangur dhe më tha duke qeshur: „Si djalë i ri!“
Në krahun tim shikoja karrocat, patericat, këpucët për diabetike dhe dhjetëra kuti të tjera pajisjesh që lexonin „Ottobock“, për problemet e pafundme që i sjell njeriut jeta, apo mungesa e kujdesit për veten. Është kaq e rëndësishme të kontrollohemi, të këshillohemi me mjekun dhe të ndjekim procedurat e duhura.
Një moment mund të të kushtojë jetën por unë dhe ju e duam jeten, dhe më e pakta që mund të bëjmë për trupat tanë është të mos i lëmë pas dore. Nëse ndjeni dhembje shpine, këmbësh, kyçesh, apo nëse vuani nga diabeti, nuk duhet të prisni asnjë ditë më shumë për t’u kontrolluar.
Nëse keni probleme me këmbën diabetike, nëse ju dhembin këmbët apo çfarëdolloj problemi tjetër të keni me kockat e të gjithë trupit, lini takimin tuaj tek Reha Albania, duke telefonuar në:
0692021229 ose 0696037336
Adresa në Durrës:
RR.Koco kazanxhi (ish fabrika e miellit kati 2) Durres;
Adresa në Tiranë:
RR Lord Bajron (tek Spitali Ushtarak) Laprake Tirane.