
Nëse prej kohësh keni ëndërruar të bëni ndryshime në shtëpinë tuaj, keni mundësinë më të mirë për ta bërë këtë tani. Marsi, planeti juaj udhëheqës, ndodhet në shenjën e Gaforres dhe jus jell gjithë motivimin dhe mundësitë që ju duhen për të filluar. Hëna e re e muajit të kaluar të 23 qershorit mund të ketë tërhequr vëmendjen tuaj dhe tani më shumë se kurrë jeni gati për t’i dhënë jetë ideve që prej kohësh keni në mendje, në lidhje me ndryshimet e shtëpisë.
Mundohuni t’i përfundoni punimet e shtëpisë ndërkohë që Marsi është në shenjën e Gaforres, deri në 20 korrik. Kujdes: Në 17 korrik duhet të tregoheni paksa të vëmendshëm. Duke qenë se Marsi është në kënd të vështirë tek Urani, ju nuk mund të keni çdo gjë nën kontroll. Kështu që, mund të përfshiheni në një konflikt emocional me një partnerin tuaj, shokun/shoqen tuaj, kolegët apo pikërisht me personin që po ju ndihmon të bëni ndryshimet e ambientit. Merrini gjërat me qetësi. Familja, aq më tepër prindëritjanë shumë të lidhur me shtëpinë, kështu që shmangni çdo temë e cila mund të çdojë në konflikte.
Përsa i përket karrierës, bëhuni gati të dëgjoni lajme të mëdha sapo hëna e plotë të afrohet, në 8 korrik. Me Plutonin në hënë, do të jeni dritë të plotë i dashur Dash, plot fuqi dhe shumë efektiv. Do t’ju jepen më shumë përgjegjësi këto kohë dhe do të jeni shumë i lumtur nga ç’ka do të dëgjoni por me shtimin e detyrave do të keni më pak kohë të lirë. Pozicioni që mund t’ju ofrohet duket se ka lidhje me krijmtarinë, ose me njerëz krijues me të cilët do të bashkëpunoni që puna të përfundojë me sukses. E dimë që këtë periudhë jeni të etur për të udhëtuar, por filloni të mendoni për një periudhë të gjatë që të premten e 14 korrikut. Mërkuri, planeti i shpejtësisë dhe udhëtimeve spontane do të jenë në një kënd ideal me Jupiterin, i cili sjell shumë përfitime. Ndërkohë, Mërkuri po kalon në sektorin tuaj të dashurisë, Jupiteri është strehuar në shtëpinë e martesës/lidhjeve, duke krijuar kështu një lidhje direkte mes të dyjave, duke sjellë gjithashtu mundësi të mëdha për argëtim dhe dashuri. Si për fillim, që këtë fundjavë gjërat do të jenë shumë mirë për ju, falë lëvizjes së hënës e cila do të ndalojë në shënjën tuaj. Tani, le të kthehmi pak tek jeta juaj sociale, e cila si gjithmonë ndriçon.
Por periudha më e mirë do të jetë javën e 3-të të këtij muaji, duke filluar që nga 20 korriku deri më 5 shtator. Jeta aktive që ju pret do të bëjë që të kaloni një verë të paharruar. Madje, këtë periudhë keni grupin e gjithë planeteve që ju duhen pët të gjetur dashurinë në javët e ardhshme. Kështu që nxitoni të përfundoni shpejt ndryshimet e shtëpisë që t’I përkushtoheni totalisht kësaj etape të re. Sapo Marsi të hyjë tek Luani, në 20 korrik do të jeni në kohën më të mirë për të takuar dikë të veçantë. Më 23 korrik, hëna e parë e plotë do të ndriçojë shtëpinë tuaj të romancës, e ndërsa e dyta do të jetë në gusht dhe do të vijë si një eklips diellor shumë I fuqishëm. Muajin tjetër, eklipset miqësore të 7 dhe 21 gushtit do t’I bëjnë gjërat edhe më mirë. Për momentin, fokusohuni tek hëna e 23 korrikut, e cila do të jetë parajsë në aspektin romantik. Keni shumë kohë që nuk keni një fat të tillë në lidhjet dhe punët tuaja të zemrës. Një provë tjetër që vërteton se sapo keni hyrë në periudhën më të mirë dhe se gushti është muaji juaj i dashurisë është vizita e Afërditës në shenjën e Luanit, këndi juaj më I mirë për të shkëlqyer. Që nga 26 gushti e deri në 19 shtator do të mund të tërhiqni pas vetes gjithçka doni. Me këtë fuqi në yjet tuaja, të gjithë do të donin të ishin si ju!
Shumë njerëz presin gushtin për të nisur pushimet e tyre, por ju duket se keni zgjedhur korrikun për më shumë argëtim. Marsi do t’I jap energji sektorit tuaj të udhëtimit deri më 20 korrik dhe e gjithë vëmendja juaj është e fokusuar aty. Gushti do të sjellë lajme të mëdha dhe ndryshime në karrierën tuaj. Gjithashtu do të keni ndryshime në shtëpinë apo pronat që zotërini ose keni marrë me qira, kjo si pasojë e 2 eklipseve të mëdha të 7 dhe 21 gushtit, kështu që përfundoni njëherë këto çështje dhe pastaj merrni vendime për të fluturuar. Po mendoni të merrni një vilë me qira me pamje ose pranë detit. Hëna e plotë e 8 korrikut në Bricjap dhe Marsi në shenjën e Gaforres do të realizojnë idetë tuaja. Kështu që me shumë siguri do të jeni gjatë gjithë muajit në arratisje I dashur Dem.
Gjatë ditëve të para të korrikut, planeti juaj udhëheqës, Afërdita e cila gjithashtu përfaqëson bukurinë dhe dashurinë do t’ju sigurojë që në fillim të muajit jeta juaj të shkojë më mirë se kurrë. Nëse nuk mund të shkëputeni nga qyteti për pushime gjatë korrikut, atëherë planifikoni një ditë të mirë për Pazar, merruni me kurimin e pamjes tuaj dhe relaksit. Ose lini një takim tek parukjerja, për një prerje ndryshe të flokëve. Udhëtimet do të jenë kryefjala e kësaj hëne të plotë. Neptuni do t’ju frymëzojë shumë, kështu që me siguri do të shkoni në një qytet bregdetar nga ku mallet do të jenë krejtësisht të dukshme. Ndërkohë që marsi do t’ju japë energji dhe Plutoni do të jetë pranë hënës, ju do të jeni gjithë kohës në eksplorim vendesh dhe pamjeve të ndryshme natyrore. Shtëpia do të kthehet në çështje të rëndësishme dhe këtë do ta besoni kur Marsi të hynë në shenjën e Luanit, më 20 korrik. Eklipset janë dukuria më fantastike që universi përdor për të krijuar ndryshime të mëdha.
Nëse doni të zhvendoseni, rikonstruktoni,apo thjesht të blini sende të reja keni gjithë energjinë që ju duhet për ta bërë këtë.Nisni që tani! Edhe në sektorin financiar gjithashtu do të jeni me shumë fat. Afërdita në Binjakë do të bëjë që marrëdhënia juaj me paratë të jetë e shkëlqyer këtë muaj.Një biznes, projekt apo thjesht puna e përditshme do të shkojë shumë mirë. Një datë tjetër që sjell lajme të mira për paratë tuaja është 30 korriku, ku Afërdita dhe Urani do të bashkëpunojnë, për t’ju surprizuar