Dieta

Ja sa duhet të hani për t’u dobësuar, shëndoshur apo për të ruajtur peshën

18 Qershor 2017

Rregullat kryesore të një diete janë heqja dorë nga ushqimet e pashëndetshme dhe konsumimi i sasive më të vogla. Por një studim i kryer së fundmi në Britani ka zbuluar se njerëzit për të kontrolluar sasitë e ushqimit që marrin bëjnë një matje të thjeshtë me sy, që mund t’u japë 300 kalori më shumë në ditë.

Një seri imazhesh të publikuara tregojnë me saktësi sa duhet të hani për të rënë në peshë, për të shtuar, apo për të ruajtur peshën aktuale (sasia më e vogël, më e madhe dhe sasia mesatare). Përllogaritjet janë kryer me saktësi nga një trajner personal, të provuara për efektivitetin e tyre tek fanatikë të fitnesit.

Ja sa duhet të hani për t’u dobësuar, shëndoshur apo

Ja sa duhet të hani për t’u dobësuar, shëndoshur apo

Ja sa duhet të hani për t’u dobësuar, shëndoshur apo

Ja sa duhet të hani për t’u dobësuar, shëndoshur apo

Ja sa duhet të hani për t’u dobësuar, shëndoshur apo

Për të rënë në peshë:

Dieta duhet të ketë 45% proteina, 35% yndyrna dhe 20% karbohidrate. Gratë duhet të hanë 1,400 kalori në ditë, ndërsa burrat 1,900.

Për të ruajtur peshën:

Një vakt duhet të ketë 35% proteina, 30% yndyrna dhe 40% karbohidrate. Gratë duhet të konsumojnë 2000 kalori në ditë, ndërsa burrat 2,500.

Për të shtuar në peshë:

Një vakt duhet të ketë 30% proteina, 20% yndyrna dhe 50% karbohidrate. Gratë duhet të hanë 2,600 kalori në ditë, ndërsa burrat 3,100.

Burimi: Daily Mail