Çfarë po ndodh rreth nesh

Armina e Shkëlzeni e bëjnë publike

28 Qershor 2014

Armina e Shkëlzeni e bëjnë publike

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, më në fund dalin hapur në publik. Pas një viti të mbushur me thashetheme për çiftin, ka qenë revista e re “WHO”, ajo që ka sjellë për herë të parë fotot e dy të dashuruarve. Përveç fotografive, në revistë do të zbuloni edhe detaje nga njohja e çiftit. Sakaq “WHO” sjell në këtë numër një intervistë ekskluzive me balerinën e “E Diela Shqiptare”, Sigi Gjini, e cila rrëfen ditët në koma, pas aksidentit tragjik që i rrezikoi jetën. Revista “WHO Albania”, drejtohet nga Eraldo Rexho, i cili për më shumë se tre vite ka qenë kryeredaktor i suplementit “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, por në të janë të angazhuar edhe gazetarë e opinionistë të njohur, si Olti Curri e Fatma Haxhialiu, që do të kenë rurbrikat e tyre në revistë. Faqet e erosit, ‘rikthejnë’ në Shqipëri doktorin e seksit, Adem Harxhi. Revista flet në më shumë se 90 faqe të saj shqip, duke trajtuar në detaje jetën e përditshme të personazheve publike. “WHO”, është nga sot në çdo pikë shitjeje dhe kushton vetëm 150 lekë.