Celebrity

Ëhë, Scott Disick s’po i mbushte duart Bella-s: Po i rregullonte reçipetat

14 Qershor 2017

Ëhë, Scott Disick s’po i mbushte duart Bella-s: Po i rregullonte

Të gjithë i kemi parë aventurat (dhe sjelljen) e shthurur të Scott Disick-ut me lloj soj vajze pas ndarjes nga Kourtney. Po ti numërosh bëhen nja gjashtë vajza. Ajo që ra më shumë në sy ishte aktorja e re 19 vjeçare, Bella Thorne. Dyshja u fotografua bashkë në Kanë, në pozita kompromentuese, le të themi.

 Ëhë, Scott Disick s’po i mbushte duart Bella-s: Po i rregullonte

Edhe pse ka kaluar pak kohë, vetëm tani Bella vendosi të flasë në lidhje me Scott-in. Dhe foli haptazi fare. Ajo tha se u njoh me Scott-in në një nga festat që kishte organizuar në shtëpinë e saj.

 Ëhë, Scott Disick s’po i mbushte duart Bella-s: Po i rregullonte

U duk sikur “çiftit” po i ecte mbarë, por pavarësisht kësaj, aktorja thotë se ata nuk kanë shumë të përbashkëta. “Scott-i është shumë i ëmbël, i këndshëm, simpatik. Unë nuk pi alkool, ndërsa ai pi shumë,” tha ajo në një intervistë. “Çdo gjë që po ndodhte ishte shumë intensive për mua, kështu që preva një biletë dhe u ktheva në shtëpi”.

 Ëhë, Scott Disick s’po i mbushte duart Bella-s: Po i rregullonte

Bella gjithashtu komentoi fotot e famshme ku Scott po i “mbushte duart”. “Të them të vërtetën, më kishte dalë thithka nga reçipetat, ai thjesht u përpoq ta rregullonte dhe u duk sikur po më prekte gjoksin,” tha ajo në tentativë për t’i dhënë fund thashethemeve. “Ishte shumë veprim i këndshëm nga ana e tij. Nuk ndenji duke më parë gjoksin, por më ndihmoi. Ëshët diçka që më ndodh shumë shpesh, sepse kam gjoks të madh dhe më dalin nga bluzet gjithmonë. Gjoks i papërmbajtur,” përfundoi ajo.

 Burimi: Cosmopolitan