Intervista e fundit e Saimir Çilit revoltoi ish-bashkëshorten Suela Kalaja, e cila shpërtheu përmes një statusi në Facebook.
Çifti pati një divorc shumë konfliktual, që përfshiu policinë, akuza dhe kundërakuza për dhunë, urdhra mbrojtjeje dhe mediatizim të të gjithë situatës. “VIP Pages” zbuloi dokumentet në të cilat Çili akuzonte Kalajan se e kishte dhunuar gjatë një sherri në prani të policisë në gusht të vitit që shkoi. Më pas u zbulua se Suela kishte qenë e para që e kishte akuzuar bashkëshortin për dhunë dhe kishte kërkuar urdhër mbrojtjeje, kërkesë të cilën e bëri edhe ai më vonë.
Ndërkaq në prill, “Bluetooth” shkroi se gjykata e shpalli Suela Kalajan të pafajshme, dhe ajo u largua nga shtëpia bashkë me vajzën e tyre Isean ndërsa ai i paguante 120 mijë lekë të vjetra në muaj për fëmijën. Por Saimir Çili nuk ishte aspak i kënaqur me vendimin për ta shpallur të pafajshme ish-bashkëshorten, duke e çuar çështjen në apel.
Në statusin e djeshëm, Suela Kalaja akuzon Saimir Çilin se po korrupton drejtësinë duke i ofruar shërbime falas dhe se po e lë të bijën pa të ardhura për ushqyerje. Ajo është shumë e revoltuar për se gjatë intervistës tek “Arratia e Peshkut të Kuq”, Saimir Çili i konsideroi si të vetat tekstet e disa këngëve që Suela thotë se i ka shkruar vetë.
Teksa fliste për krijimtarinë e tij, Çili u shpreh se lindja e diellit nuk e frymëzon, dhe kjo sipas Suelës ka të bëjë me faktin se ai kthehej në shtëpi në mëngjes, dhe as që e shikonte të bijën.
“Ke të drejtë që ke frikë nga Zoti, baba fëmije! Një artist di të thotë emrin e autores së teksteve që dhe atë autorësi e kalon në media si ndjenja jote e madhe! Ato fjalë janë të shpirtit tim kur vuaja unë e fëmija, kurse ti s’ishe! Zoti të dhëntë ç’meriton e boll gënjeve veten dhe të tjerët. Na le gjyqeve e rajoneve, por kjo është Shqipëria!
Ty s’të pëlqen lindja e diellit se ishe përgjumësh kur mbërrije në shtëpi ose të gjente në gjumë. Pate qënie që të mësuan si të hakmerreshe! Më kot mbush mediat me foton e vajzës tonë, por kujtohu t’i mbushësh shpirtin dhe barkun!
U ankove e akuzove gazetarët (madje dhe mua që s’kisha gisht fare) për privatësi. Unë e respektova, kurse ti përfitove nga besnikëria ime ndaj fjalës së dhënë.
Dhe shtetin me foni falas dhe aheng e bleve. Bleve shtetin, por humbe familjen! Shikoj një fëmijë përballë meje që ha thonjtë! Gjithsesi jam unë. Jemi mirë!!!”