Shqipëria

I tëri dhe i bëri: Ky është sheshi i ri 'Skënderbej'

11 Qershor 2017

I tëri dhe i bëri: Ky është sheshi i ri
Photo Courtesy of Top Channel

Mbrëmjen e djeshme, sheshi simbol i shqiptarëve, na prezantoi me pamjen e tij të re pas plot 10 muajve punë.  Gjatë 100 viteve, që nga krijimi i tij, sheshi “Skënderbej” ka pësuar shumë ndryshime dhe kësaj here vjen me një hapësirë prej 28 mijë metrash katrorë.

I tëri dhe i bëri: Ky është sheshi i ri
Photo Courtesy of Top Channel

Bashkia e Tiranës, mbajti një koncert festiv në përurimin e tij, ku këngëtarë nga të gjitha trevat u mblodhën dhe performuan para mijëra shqiptarëve që gjendeshin aty. 

I tëri dhe i bëri: Ky është sheshi i ri
Photo Courtesy of Top Channel

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj ishte e pari që i dha mirëseardhjen njerëzve dhe falenderoi të gjithë ata që për kaq kohë kanë kontribuar në krijimit e sheshit të ri. Madje, për herë të parë dje zbuloi se ka marrë një ftesë nga bienalja e Çikagos.

I tëri dhe i bëri: Ky është sheshi i ri
Photo Courtesy of Top Channel
I tëri dhe i bëri: Ky është sheshi i ri
Photo Courtesy of Top Channel

“Jemi të ftuar ta prezantojmë këtë shesh në bienalen e Çikagos, si një nga modelet më të bukura të arkitekturës moderne në botë”, tha Veliaj.

I tëri dhe i bëri: Ky është sheshi i ri
Photo Courtesy of Top Channel

I tëri dhe i bëri: Ky është sheshi i ri

Më pas, ai ia la fjalën kryeministrit i cili i emocionuar u shpreh se për herë të parë nuk mundi të shkruante një fjalim.

“Ky sot është sheshi i shqiptarëve, i Amerikës së vogël të pas viteve të 90, i Tiranës së tironësve.  Ky është sheshi që e përfaqëson me shkëlqimin më të fortë rilindjen urbane. Demokracinë që lidhet me qytetin, njeriun jo thjesht si një qenie me barkë, por si individ me emocione, ambicie dhe shpresash, shoqërinë jo si tufë, por si bashkësi ëndrrash.  Ky nuk është sheshi i pushtetit, ky shesh është një piramidë e ulur ku qendrën e ka në mes.” – tha ai.

I tëri dhe i bëri: Ky është sheshi i ri
Photo Courtesy of Top Channel
I tëri dhe i bëri: Ky është sheshi i ri
Photo Courtesy of Top Channel

Mes ndriçimit që ndryshoi qytetin, ngjyrave ku mbizotëronte e kuqja, shkëlqimit të shatërvaneve dhe statujën e  Skëndërbeut, sheshi i ri “Skënderbej” bashkoi dje shqiptarët e të gjithë trevave dhe jo vetëm.

 I tëri dhe i bëri: Ky është sheshi i ri