Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2017: Binjakët dhe Gaforrja

1 Qershor 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2017: Binjakët dhe

Keni qenë në një pozicion për t’u pasur zili gjatë majit, sepse Marsi ishte në shenjën tuaj, duke ju dhënë gjithë vëmendjen e një personi të rëndësishëm. Ky avantazh do të marrë fund deri më 4 qershor, kur Marsi do të kalojë në shenjën e Gaforres. Nëse keni edhe dikë tjetër të rëndësishëm për të takuar, lëreni takimin më 2 qershor.

Pasi Marsi të kalojë tek Gaforrja do të përqëndroheni tek paratë; ta fitoni, ta shpenzoni apo ta investoni. Shpenzimet tuaja do të rriten tani që Marsi do të nxehë shtëpinë tuaj të dytë të ardhurave të fituara, por edhe ngaqë muajt e kaluar s’keni patur kohë të bëni blerje. Gjithashtu mund të jeni duke kursyer për një shtëpi verore, apo pagesën e shkollës apo një qëllim tjetër. Marsi tek Gaforrja do t’ju shtojë gjithashtu dëshirën për të bërë para dhe do të gjeni burimin e duhur! Do të keni plot mundësi përreth.

Hëna e re e 23 qershorit në shenjën e Gaforres do t’ju ndihmojë në këtë mision. Është hëna më e mirë e vitit për Binjakët për rritjen e të ardhurave. Nëse jeni të vetëpunësuar, do të shikoni më shumë fitime. Nëse jeni të punësuar, kërkoni me çdo kusht rritje rroge menjëherë pas 23 qershorit. Në këtë kohë planeti juaj sundues, Mërkuri, do të jetë zhvendosur në shtëpinë tuaj të financave, bashkë me Marsin aktiv, hënën e re dhe Diellin. Plot energji nga kozmosi për të bërë lekë!

Neptuni do të shkojë pranë Marsit pranë hënës së re, çka do të thotë se të ardhurat do t’i siguroni falë aftësive tuaja në komunikim. Mund t’ju kërkohet të jeni zëdhënës, ose edhe të drejtoni një spektakël televiziv. Do të jetë një media vizuale, pra jo radio apo media e shkruar. Me gjasë, mund të jetë një publicistikë mbi arritjet tuaja të fundit. Neptuni sundon imazhin tuaj, kështu që bëhuni gati ta shikoni fytyrën nëpër media drejt fundit të muajit.

Hëna e re e 9 qershorit, do të sjellë në vëmendje një marrëdhënie të rëndësishme për ju. Për dy vite Saturni ka qenë në shtëpinë tuaj të shtatë të marrëdhënieve serioze, diçka jo e shpeshtë për këtë planet. Zakonisht ai ushtron presion tek njëri nga partnerët për të vënë në provë përkushtimin, qoftë kjo marrëdhënie biznesi apo romantike.

Nëse  e keni ditëlindjen në datat 14-20 qershor, Saturni tani po ju teston. Binjakët e lindur në maj apo përpara 14 qershorit i kanë ndier shtrëngimet e këtij planeti që jep mësime dhe keni dalë nga periudha e stresit. Në hënën e plotë të 9 qershorit (plus ose minus katër ditë) dhe prapë në 15 qershor, do të ndjeni tensione të reja, që do t’ju bëjnë të kuptoni si janë gjërat në të vërtetë.

Nëse të dyja palët dëshironi të jeni bashkë dhe keni qëllime pozitive, do të dilni nga kjo periudhë më të fortë se kurrë. Në të kundërt, me gjasë mund të përjetoni ndarjen. Në këtë rast, Saturni do t’ju sjellë dikë më të përshtatshëm. Përsërisim: mund të jetë partner romantik apo në biznes. Një rast tjetër mund të jetë edhe një konkurrent që do të bëjë çmos që të fitojë pikë në treg. Do t’ju nevojitet ndihma e njerëzve të besuar për të mos e lënë të fitojë.

Ka edhe një mundësi tjetër: afër 9 qershorit mund të jeni të shqetësuar për një partner që po përjeton stres dhe në këtë rast, do t’ju duhet të nxitoni për ta ndihmuar.

Nëse nuk keni asnjë lloj partneriteti, në mes të muajit kini kujdes shëndetin kur hëna e plotë dhe kundërvënia e Saturnit ndaj Diellit mund t’ju bëjë të zhyteni të vetë-kritikë. Kujdesuni për veten duke bërë orët e plota të gjumit sepse jeni të lodhur, dhe kjo do t’ju mbingarkojë.

Një aspekt shumë i rëndësishëm është ardhja e Jupiterit bujar në sektorin e dashurisë së vërtetë, në kënd të përsosur me Diellin. Jupiteri njihet edhe si planeti i mrekullive, e do t’ju sjellë një njohje të re duke nisur nga tani e deri më 10 tetor, koha kur do të qëndrojë në këtë shtëpi. Nëse ndaheni, do të jetë një ngushëllim i mirë.

Single apo në lidhje, dita më e mirë për dashurinë do të jetë 3 qershori. Bëni plane!

Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2017: Binjakët dhe

Ky muaj do t’ju sjellë diçka që s’e keni patur prej kohësh: kontrollin mbi ngjarjet. Marsi, heroi i aksionit, do dy vjet për të bërë një rrotullim të plotë rreth Diellit dhe tani do të vendoset në shenjën e Gaforres në javën e parë të qershorit. Koha jote ka ardhur! Tani do të merrni fronin duke u bërë lider i çdo grupi! Në mos kjo, do t’ju aprovohet një projekt dhe do të miratohet edhe buxheti, duke marrë mbështetjen e njerëzve të rëndësishëm. Do të jeni të sigurt për atë çfarë vleni, ndaj jo vetëm do të keni sukses në karrierë, por edhe në jetën personale. Ta dish që të gjithë e duan Marsin në shenjën e vet por vetëm ju, Gaforre, e keni këtë privilegj, nga 4 qershori deri më 20 korrik.

Sigurisht, do të punoni fort, pasi hëna e plotë e 9 qershorit do të jetë kulmi i një projekti të madh, ndoshta një afat kohor që u është paracaktuar. Kjo hënë e plotë do t’i bashkohet Saturnit, kështu që vëmendja ndaj çdo detaji do të jetë thelbësore në suksesin e këtij projekti. Duhet të shkëputeni nga çdo gjë që ju shpërqëndron. Mund t’ju duhet të merrni njerëz në punë. Bëjeni gjithçka me përsosuri sepse aftësia për të bërë para në të ardhmen varet nga mënyra si do ta përmbushni këtë detyrë.

15 qershori do të jetë një ditë e vështirë sepse Dielli do të vendoset përballë Saturnit, një kundërvënie zjarr-akull; një ditë e vështirë. Ruani shëndetin këtë muaj, sepse në gjysmën e parë të muajit Saturni do të jetë në një pozicion të lodhshëm, kur do t’ju duhet të punoni fort. Mund të keni probleme me ekipin, përshembull, kolegët mund të shfaqin ankesa e pakënaqësi. Nëse dikush i rëndësishëm ju kritikon, mund të ndiheni të dëshpëruar, por jini të vendosur t’i përdorni këshillat e tij në të mirën tuaj. Brenda një apo dy ditësh do të ndiheni më mirë dhe ky episod do të harrohet.

Nëse po jepni apo merrni një shtëpi me qira, ose të blini apo të shisni një pronë, 3 qershori do të jetë dita e duhur kur gjithçka do të shkojë shumë mirë në aspektin e shtëpisë apo familjes. Jupiteri do të vizitojë sektorin tuaj të shtëpisë pas 12 vitesh, dhe me sinjalet e Diellit kozmosi do të jetë në harmoni të plotë për këtë sektor. Çmimi që do t’ju ofrohet për pronën do t’ju kënaqë. Kjo vlen edhe nëse keni ndonjë rinovim për të bërë.

Momenti më fantastik i muajit do të jetë hëna e re e Gaforres më 23 qershor, kur Marsi (energji), Mërkuri (të reja) dhe Dielli (fokus) do të jenë në sinkronizim perfekt. Kjo hënë e re është dhurata e përvitshme në kohën e ditëlindjes. Mund t’i drejtoni përfitimet e saj sido të dëshironi për të arritur një qëllim. Neptuni do të jetë në një vijë me Marsin, ndaj mund të vendosni të bëni një udhëtim të largët e të mrekullueshëm, për ditëlindjen tuaj. Por edhe nëse zgjidhni të rrini në zyrë, do të keni një kthesë surprizuese. Kjo hënë e re e ëmbël ka kaq shumë dhurata për ju.

Në aspektin dashuror, Afërdita në shenjën e Demit do të thotë: akoma më shumë lajme të mira! Do të qëndrojë aty nga 6 qershori deri më 4 korrik. I keni yjet në favorin tuaj, sepse jo vetëm Marsi më në fund ju mbërriti, por Afërdita gjendet në një shenjë toke, që shkon më së miri me shenjën tuaj.

Afërdita do të qëndrojë në shtëpinë tuaj të 11 të miqve dhe aktiviteteve sociale gjithë muajin, deri më 4 korrik. Më 19 qershor, Afërdita me mbështetjen e Neptunit sharmant dhe Uranit të surprizave do t’ju dhurojnë një ditë të shkëlqyer.