
Kur punon në banak, ç’nuk sheh e ç’nuk dëgjon. Aq më tepër kur je grua, të takon të merresh me lloj-lloj njerëzish dhe ka edhe nga ata klientë që mendojnë se “po ua luan”, vetëm sepse tregohesh e sjellshme duke i pyetur se çfarë duan të pinë.
Por ky lokal ua sqaroi njëherë e mirë klientëve se banakieret janë aty për t’u shërbyer dhe të qenit e sjellshme, është pjesë e komunikimit profesional.
“Beer Cellar” në Exeter, Britani, vendosi mbi banak një shënim që ta lexojnë të gjithë ata që vendosin të ulen aty që të bëjnë një dorë muhabet me banakieren:
“Pse baristja po tregohet e sjellshme me ju
1- Është e tërhequr seksualisht në mënyrë të pakontrollueshme ndaj jush
2- Sepse kjo është puna e saj more idiot”
Alternativa e dytë është e shenjuar.
This is definitely our favourite sign in the bar. Also if dudes could stop trying to kiss our female bartender's hands that would be great. pic.twitter.com/C1Lf8KNe1Q
— Beer Cellar Exeter (@BeerCellarExe) May 25, 2017
Postimi i lokalit në Twitter po bën namin me pëlqime dhe shpërndarje. Aty shkruhet:
“Kjo është përfundimisht pjesa më jonë e preferuar nga lokali. Sikur naçut do të ndalonin së puthuri duart e baristeve tona, do të ishte fantastike.”