
Tefik Zhurda
Tefik Zhurda, mjeku anestezist që tentoi vetëvrasjen pas vdekjes së pacientes së tij 16-vjeçare Blerta Pepa, është dërguar në një spital në Peruxhia të Italisë për mjekim të specializuar.
Mësohet se gjendja e mjekut vijon të jetë shumë e rëndë dhe e pandryshuar. Pas ndarjes nga jeta të Blerta Pepës në sallën e operacionit për shkak të një komplikacioni të rëndë, Tefik Zhurda i injektoi vetes një dozë të madhe anestezie me qëllim vetëvrasjen.

Blerta Pepa
Burimi: Balkanweb