Lidhja e tyre diskutohet prej thuajse një viti në mediat rozë mirëpo, prezantuesja Elita Rudi dhe reperi Gjiko kanë hezituar gjithnjë të pranojnë se janë në një marrëdhënie intime së bashku… deri më tani.
Ndonëse nuk ka shprehur asgjë me fjalë, dyshja duket se ka konfirmuar lidhjen, pasi Elita postoi së fundmi një foto ku ajo shihet thuajse e përqafuar me reperin e njohur. Dyshimet për lidhjen e tyre nisën disa muaj më parë kur dyshja postonte në rrjetet sociale foto të detajeve që i lidhnin së bashku, duke ngacmuar fansat. Vetëm pak më vonë ata u fotografuan së bashku në aeroport. Epo, më në fund kemi një farë konfirmimi.
Burimi: Prive