Një grua shqiptare, rreth 64 vjeçe është arrestuar nga policia italiane nën akuzën e trafikimit të drogës. Duket se e veja, me inicialet V.H, jetonte prej vitesh në Itali dhe kishte shtetësinë italiane.
Autoritetet e huaja kanë gjetur në banesën e saj një laborator droge të mbushur me kokainë. Duket se gruaja e zhvillonte aktivitetin në dhomën e saj të gjumit, ku policia i ka konfiskuar sasinë e kokainës që kapte shifrat e 7 mijë euro.
Thuhet se ajo priste që lëndët narkotike të shiteshin shpejt. Përpos kësaj, shtëpinë ajo e ndante me 2 nipërit dhe vajzën e saj, por policia beson se pjesëtarët e tjerë, nuk kanë gisht në gjithë këtë.
Sipas gazetës 'Panorama', mediat italiane nuk kanë ngurruar ta shprehin habinë që i ka shkaktuar rasti i gjyshes shqiptare, e cila prej kohësh ishtë nën vëshgimin e ekspertëve italianë.