Ky fillim maji do të jetë shumë i ngarkuar, sepse hëna e re e mirë e 26 prillit, ka vënë në lëvizje bisedimet për një marrëveshje. Çdo minutë do të jetë e rëndësishme dhe do të jeni shumë të motivuar për t’ia dalë. Megjithatë duhet të kini durim, sepse ato do të qëndrojnë në shqyrtim derisa një ditë- prapë, kini durim- të përfundohen.
Ndërkohë mund t’i kushtoni rëndësi kujdesit për trupit sepse stresi mund t’ju lërë pasoja. Mërkuri nuk do të kthehet në pozicionin e përhershëm deri më 3 maj, por edhe atëherë gjërat nuk do të jenë konsoliduar plotësisht deri më 20 maj, kështu që me qetësi. Hëna e re e muajit që shkoi ndriçoi aspektin e shëndetit, ndaj mundohuni të lini takime tek mjeku, dentisti, okulisti, instruktori juaj. Edhe pse do të jetë e vështirë të gjeni kohë, efektet që do të ketë më vonë do t’ju bindnin të hiqni dorë nga ndonjë orë punë më shumë. Shëndeti mbi të gjitha!
Ndaj nëse duhet rifilloni palestrën; edhe me ndihmën e Plutonit, mund të bëni një ndryshim të dukshëm. Shigjetari është një shenjë atletike, ndaj do të ishte koha e duhur t’i jepni ca kohë sportit. Kjo çështje do të vijojë deri në hënën e plotë të 10 majit. Nëse keni ndjekur kura apo terapi fizike, apo nëse keni frekuentuar psikologun, mund të keni një nevojë të menjëhershme në katër ditët e hënës së re. Nëse ju duhet një operacion apo ndërhyrje tjetër, caktoni një datë brenda kësaj hëne të plotë. Intuitën do ta keni shumë të fortë në këtë kohë, ndiqeni dhe do të jeni më pak të rrezikuar.
Gjithashtu kjo hënë do të ketë mbështetjen edhe të Neptunit, planetit të krijimtarisë dhe bukurisë, i cili do t’ju drejtojë drejt një sërë zgjidhjesh që do t’ju pëlqejnë. Plutoni do të jetë në këndin e duhur që ju të bëni një pazar të mirë për pagesën, me shumë mundësi, lidhur me një pronë të patundshme apo një projekt për të cilin po mendoni. Neptuni do t’ju ndihmojë edhe nëse keni një mister familjar për të zbuluar. Nëse jeni të adoptuar dhe po kërkoni prindërit tuaj biologjikë, mund të gjeni të dhëna që do t’ju drejtojnë më afër tyre. Tani që Afërdita nuk është më në prapavijë, dhe do të kthehet në fuqi të plotë më 18 maj, do të shikoni progres në çështje që kanë të bëjnë me punën dhe shëndetin.
Gjithashtu, do të jetë më e lehtë të komunikoni me miqtë, që është diçka shumë e mirë dhe do t’ju ngrejë humorin. Mërkuri gjithashtu kthehet në pozicionin e përhershëm më 3 maj dhe do të shikoni si gradualisht do të keni përmirësime në çështje të punës. Kini parasysh se 20 maji do të jetë një ditë e shënuar. Ky muaj do t’ju fokusojë edhe tek partneri juaj, qoftë në dashuri, ashtu edhe në biznes. Tani keni Marsin, planetin e aksionit, në shtëpinë tuaj të shtatë të partnerëve romantikë dhe në biznes. Mund të nënshkruani një marrëveshje me një partner në biznes apo të ndërmerrni një hap të madh në jetën personale. Marsi është një energjizues fantastik, por ndonjëherë mund të krijojë edhe ngatërresa. E bën këtë për të nxjerrë në pah një çështje të rëndësishme, që mund të mos diskutohet mes jush dhe partnerit tuaj. Është një kontrollues i pamëshirshëm, por nëse nuk gjen asgjë, nuk do ta ndieni prezencën e Marsit. Por nëse zbuloni se ka diçka të pathënë mes jush dhe partnerit, do të thotë se jeni të dy shumë të përfshirë në atë që po përpiqeni të arrini, çka është një shenjë e mirë. Nuk mund të jemi gjithmonë dakord me të tjerët, por kjo është diçka e mirë ndonjëherë.
Një anë pozitive e Marsit është se do t’ju afrojë, duke mundësuar afrimin qoftë me një fejesë apo martesë, ashtu edhe me një kontratë, nëse bëhet fjalë për partner në biznes. Mund t’ju duhet ndihma e një miku, si përshembull, një avokati ose noteri. Fokusi tek bashkimi (në dashuri apo biznes) do të shtohet shumë sapo të vijë hëna e re e 25 majit. Çdo hënë e re hap një portë energjie që zgjat për 10 ditë. Atëherë do të jeni gati të përcaktoni planet tuaja për të ardhmen. Edhe nëse jeni vetëm do të shkojë mirë, sepse Afërdita është në shenjën e Dashit dhe po shkon drejt sektorit të dashurisë së vërtetë. Marsi dhe Urani i surprizave do të vihen në vijë më 30 maj, duke ua bërë këtë ditë të paharrueshme, për të shijuar një romancë apo për të takuar miqtë. Më vonë, e dashura e Marsit, Afërdita, gjithashtu do që t’ju ndihmojë ndaj do të bashkohet me planetin e suprizave, Uranin në shenjën e Dashit, më 3 qershor. Ju do ta ndjeni si rritet energjia e këtyre dy planeteve gjatë javës së fundit të majit. Vetëm apo në lidhje, maji është muaji juaj! Vishni takat dhe dilni!
Fillimi i majit do të jetë super romantik, pasi hëna e re e 26 prillit i dërgoi sinjale Kupidit që t'ju vëzhgojë dhe ka bërë një punë të mirë. Nëse po shpresoni të gjeni dashurinë e vërtetë, nuk keni pasur kurrë një periudhë më të mirë se kjo për ta kërkuar. Në mars dhe prill, periudhë kur Afërdita ishte në prapavijë, praktikisht u çmendët nga ndryshimet e papritura dhe fillimet e rreme. Më 18 maj Afërdita do të rikthehet në formën e mëparshme, por edhe përpara kësaj dite, do të keni lajme të mira nga sektori i dashurisë.
Nëse dëshironi, mund të organizoni një festë në shtëpi, duke qenë se Afërdita do të kalojë goxha kohë në sektorin e shtëpisë. Ky muaj do të jetë i lavdishëm duke qenë se do të fokusoheni tek socializimi. Mund të kërkoni disa veshje të reja, duke qenë se do të merrni pjesë në shumë aktivitete. Më 10 maj, natën e Hënës së Plotë, mund të merrni pjesë në një festë me persona shumë miqësorë dhe të suksesshëm. Por gjithashtu do të jeni edhe shumë të zënë me punë. Nëse jeni të vetëpunësuar, do të përfshiheni me gjithë qejf në disa veprimtari të reja në zyrë. Mund të afroni edhe shumë biznese të reja dhe të paktën dy klientë të mirë mund t'ju ndihmojnë shumë.
Nëse punoni për të tjerët, mund t'ju jepen projekte të rëndësishme. Hëna e Re e 25 majit do të sjellë një boom për bizneset. Gjithashtu data 12 maj do të jetë shumë pozitive për karrierën tuaj, që mund të sjellë një rritje në detyrë ose ofertë pune nga një konkurrent. Dashuria mund t'ju motivojë që t'i riktheheni palestrës, kështu që do të ndiheni në super formë për ardhjen e verës. Për shumë Bricjapë që vitet e fundit u është dashur të ndryshojnë shtëpi për shkak të punës ose familjes, më në fund, ky muaj do të sjellë stabilitet.
Duke qenë se Saturni dhe Urani do të jenë në sinkronizim të mirë, do të keni kaq shumë ide inovative, sa të tjerëve do t'u duhet të mbajnë ritmin tuaj që t'ju kuptojnë dhe të pranojnë ato që ju propozoni. Këtë vit, inovacioni do t'ju lejojë që të krijoni themele të mira për të ardhmen tuaj, mbi të cilat të ndërtoni atë që keni ëndërruar. Jepuni zë ideve tuaja, mendoni me largpamësi dhe eksperimentoni.