Ky është një muaj shumë i rëndësishëm për t’u shkëputur nga turma dhe për të kërkuar floririn në karrierën tuaj. Që të ecni përpara, ju keni nevojë për një hënë të re të plotë në shtëpinë tuaj të nderit, vlerësimeve dhe arritjeve - një hënë e re që ndodh vetëm një herë në vit. Kjo hënë e re në shenjën e Demit, shndrit zonën e prestigjit në karrierë dhe do të jetë shumë aktive gjatë javës së parë të majit.
Kjo hënë e re do të hapë shumë dyer për ju dhe do t'ju zhvillojë krijmtarinë në një mënyrë të dukshme. Gjithashtu, kjo hënë sinjalizon se ju do të keni një mundësi shumë të mirë për të rritur mirëqënien tuaj dhe të ardhurat në një projekt, promovim, një punë të re apo një biznes të ri. Afërdita nuk është më mbrapsht dhe në maj do të rimarrë gradualisht fuqinë. Afërdita udhëheq karrierën tuaj, ndaj është një kohë fantastike që ajo po fuqizohet. Por ky muaj nuk ka të bëj vetëm me avancimin në karrierë. Do të jetë shumë i ekuilibruar sepse, hëna e plotë e 10 majit do të fokusohet te familja dhe shtëpia. Nëse keni qenë duke punuar për një projekt rinovimi të shtëpisë apo po mendoni të ndërroni shtëpi, tani kjo do të materializohet.
Nëse doni të blini apo të shisni prona, do të bini dakord me një çmim dhe do të ecni përpara. Do të jeni të lumtur me rezultatet tuaja, sepse Neptuni do t'i buzëqeshë kësaj hëne të plotë. Nëse përqendrimi juaj nuk ka qënë në një hapësirë fizike, por tek familja, kryesisht tek një prind, ju do të arrini të gjeni ide të reja për të ndihmuar nënën ose babanë. Miqtë do të luajnë një rol të rëndësishëm në maj dhe ju do të merrni shumë ftesa për festa, darka, evente bamirësie apo përurime. Marsi do të hedhë themelet për një jetë më të lumtur shoqërore dhe akoma më e bukur do të jetë pas datës 25 maj. Një hënë e re në 25 maj do t'i japë energji shtëpisë ku do të qëndrojë për muaj të tërë. Nëse ju vendosni të udhëtoni me miqtë tuaj, do të shijoni çdo minutë.
Nëse keni dëshirë të shkruani dhe mendoni se keni gjetur novelën/skenarin e duhur, filloni ta shkruani pas hënës së re, po ashtu merrni në konsideratë edhe bashkëpunimin me një mik tuajin. Saturni dhe Urani janë vendosur shumë bukur këtë muaj - një aspekt i rrallë që do të vijojë përgjatë 2017-ës, por do të jetë shumë i fortë në 18 maj dhe 11 nëntor. Për ju Leo, me Uranin në shtëpinë e 9-të, mund të hapen mundësi për një udhëtim jashtë vendit, që do t'ju transformojë pikëpamjet dhe do t'ju zhvillojë krijmtarinë në një mënyrë magjike. Afërdita do të jetë në shenjën e zjarrtë të Dashit gjatë gjithë majit, një vend perfekt për Afërditën, ndaj mund edhe të gjeni dashurinë tuaj jashtë vendit ku banoni. Pas hënës së re të 25 majit, planifikoni një udhëtim në një vend të bukur dhe frymëzues që keni dashur ta bëni prej kohësh. Mund t'ju ndryshojë jetën!
Këtë maj do të keni shumë vëmendje tek karriera dhe pothuajse në të gjithë 2017-ën, ndaj, nëse për ju është e rëndësishme të fitoni një pozicion që ju paguan më shumë, si dhe ju jep më shumë ndikim në profesionin tuaj, bëni lëvizjet e duhura, hyni në garë dhe kapni majat. Së fundmi, Marsi ka hyrë në shenjën e Binjakëve dhe në shtëpinë tuaj të 10-të të nderimeve, vlerësimeve dhe arritjeve më 21 prill, për të qëndruar aty deri më 4 qershor, kështu që maji do të jetë një muaj që lë gjurmë të mëdha.
Është hera e parë që keni privilegjin e të pasurit planete luftarake në krah që ju ndihmojnë në çështjet profesionale, ç’ka do t’ju japë një shtysë të madhe në konkurrencën profesionale. Marsi do të udhëheqë, duke ju motivuar dhe përgatitur për pozicionin që kërkoni. Ndikimi juaj do të rritet sapo hëna e re të hyjë tek Binjakët më 25 maj. Kjo hënë e re do t’i dërgojë sinjale Jupiterit bujar e fatsjellës, që tani po kalon drejt sektorit tuaj të shpërblimeve. Kërkoni rritje rroge pa frikë, sepse me shumë gjasa, do ta merrni atë që kërkoni. Urani dhe Afërdita në shtëpinë tuaj të të mirave gjithashtu do t’ju ndihmojnë gjatë kësaj hëne të re, ndaj me shumë mundësi, do të josheni nga mundësitë dhe përfitimet që do t’ju ofrohen. Mos harroni se bisedimet për paratë duhet t’i hapni pas 25 majit, por duket se gjërat do të vijnë natyrshëm në kohën e duhur.
30 maji është një ditë veçanërisht e mirë për të parë përfitime, si: sigurime shëndeti, ditë pushimi, kohë dhe të tjera si këto. Me hënën e re të 25 majit që komunikon me Jupiterin, me shumë gjasë, do të paguheni jashtëzakonisht mirë. Kjo është hëna e plotë që keni pritur për të marrë shpërblimin e madh që ju është premtuar brenda këtij viti. Do të ishte mëkat të mos e shfrytëzonit këtë mundësi, që mund të përshkruhet si një nga ato pozicionime planetesh që ndodhin një herë në jetë. Në prill Mërkuri ishte në prapavijë, por do të kthehet në vend më 3 maj, për t’u rikthyer me fuqi të plota më 20 maj. Por ju nuk keni nevojë të prisni deri më 20 maj, sepse mund ta bëni më herët. Do të jetë një muaj shumë më i begatë në krahasim me marsin dhe prillin. Nëse ju dukej se gjërat po lëviznin tepër ngadalë, tani do të vini re sa shumë ndryshime do të sjellë maji. Shumë shpejt do të ndieni shpërthimin e energjive, bashkë me një vrull drite.
Mund të keni menduar të shpërnguleni apo të rinovoni shtëpinë. Shumë mirë, pasi këtë muaj Urani i lajmeve të papritura në shtëpinë tuaj të tetë, sundues i buxhetit për shtëpinë, duket se do t’ju sigurojë paratë dhe mundësitë e duhura. Urani do të jetë në harmoni të përsosur me Saturnin, planetin e strukturës dhe fitimeve afatgjata. Urani dhe Saturni do të jenë në sinkronizim të përsosur, një bekim që s’e keni parë. Që në hapat e parë do të vini re progres të menjëhershëm. Është koha e duhur nëse doni të planifikoni një udhëtim. Do të duhet të zgjidhni për afër apo për larg; nëse doni të shkoni larg, nisuni në fillim të majit kur do të jeni nën ndikimin e hënës së re të 26 prillit, akoma në fuqi gjatë javës së parë të majit. Nëse doni të shkoni në Europë, Afrikë apo Azi, Plutoni dhe Neptuni do të jenë me ju në çdo hap, duke ju dhënë një udhëtim të lumtur. Nëse është udhëtim për punë, do të shikoni përfitime. Një tjetër dyshe planetesh do t’ju ndihmojë të bëni një udhëtim më të shkurtër dhe më të afërt më 12 maj, kur Marsi në shenjën e Binjakëve dhe Jupiteri tek Peshorja do të jenë në valë të mira.
Nëse keni një partner, shkoni bashkë: do të jetë një udhëtim i paharrueshëm. Një tjetër mundësi do të jetë ajo e hënës së plotë të 10 majit, që ju mundëson një udhëtim të afërt dhe shumë intim. Neptuni, planeti i frymëzimit dhe romancës, do të jetë në këndin e duhur me hënën e plotë; keni gjithçka ju duhet për një pushim vetëm për vetëm me partnerin. Ky muaj ju favorizon disi më shumë nëse jeni në lidhje, por nëse jeni vetëm, përqendrohuni tek karriera. Muaji tjetër do t’ju japë shumë mundësi në fushën e dashurisë.