Showbiz dhe TV

E vërteta e ftesës ‘nga mbretëresha Elizabetë’ për këngëtarin shqiptar

25 Prill 2017

E vërteta e ftesës ‘nga mbretëresha Elizabetë’

Sot mediat shqiptare shkruan shumë për ftesën që i erdhi Labinot Tahirit me rastin e ditëlindjes së mbretëreshës Elizabetë. “Mbretëresha Elizabetë fton Labinot Tahirin në ditëlindjen e saj.”-shkruhet në disa media.

Këngëtari postoi në Facebook ftesën me emrin e tij, që ia kishin dërguar- siç duket qartë- ambasadori britanik në Prishtinë dhe gruaja e tij.

“Ambasadori i lartmadhërisë së saj, Ruairi O’Connell dhe zonja Elida Lawton O’Connell, kanë kënaqësinë të ftojnë Labinot Tahirin me rastin e ditëlindjes së lartmadhërisë së saj mbretëreshë.”

E vërteta e ftesës ‘nga mbretëresha Elizabetë’
Facebook: Photo Courtesy of @LabinotTahiriOfficial

Lajmi u shpërnda kudo, ndonëse duket paksa e çuditshme që festa e ditëlindjes së mbretëreshës të mbahet në hotelin “Emerald” në Prishtinë. Pra le të themi që mund të jetë fare mirë, një festë që Ambasada Britanike në Prishtinë të mbajë për nder të ditëlindjes së mbretëreshës Elizabetë, siç mund të bëjnë shumë ambasada të tjera.

Këngëtari nuk e sqaroi këtë çështje, por vendosi të falenderonte mediat që më në fund po shkruajnë mirë për të, “realitetin”.

“Mediat, janë gjigande...”, shkruan Tahiri në Facebook, “Kur të duan të lëshojnë përtokë dhe kur të duan të ngrenë në qiell.

Kështu pra, shkruani realitetin për mua, kështu të vërtetën... zemrën ua kënaqtë Zoti. Faleminderit.

Sinqerisht po ndihem mirë që e kam një përkrahje të sinqertë nga ana juaj dhe e qytetarëve. A ka më mirë se të përkrahet nje njeri i këtij vendi kur mundohet të punojë e të veprojë drejt?”

Por për të qenë i drejtë deri në fund, mund edhe ta kishte sqaruar se nuk do të shkojë në Britani për të festuar ditëlindjen me mbretëreshën Elizabetë, por do të jetë pjesë e pritjes që po organizohet për nder të saj në Prishtinë, se shumë njerëz po ngatërrohen!

E vërteta e ftesës ‘nga mbretëresha Elizabetë’