Duket se kjo ka qenë periudha më e keqe për yllin e “Keeping Up With The Kardashian”. Këtë herë ajo është parë e tmerruar pas marrjes së lajmit se bashkëshorti i saj është shtruar në spital për shkak të një krize nervore. Në episodin e rradhës së reality show-t, ditën e dielë, ajo ka marrë një telefonatë nga shoku i Kanye West-it, i cili njoftoi Kim-in për gjendjen e tij.
Në kohën që mori lajmin, 36-vjeçarja, e cila sapo kishte mbërritur në New York për të marrë pjesë në një event, gjendej në hotel me nënën e saj dhe Kourtney-in. Kim, që për një kohë të gjatë ka qëndruar larg syve të publikut, pas rrëmbimit në Paris, dukej totalisht e shokuar teksa dëgjonte në telefon mikun e këngëtarit.“Pse? Çfarë ka ndodhur? Mos më frikëso të lutem.”-tha ajo dhe shpërtheu menjëherë në lot.
Ngjarjet që i kanë ndodhur së fundmi znj. West, duket se kanë bërë që ajo të dorëzohet. “Nuk mundem më. Nuk kam fuqi dhe dëshirë as për t'u veshur.”- i thotë Kim nënës së saj para se të takonin miqtë dhe familjarët e tyre në event, ku ishte e pranishme dhe Katy Perry.
Sakaq, Katy e cila ka parë gjendjen emocionale të yllit dhe i ka dhënë mbështetjen e saj Kris-it, duke i thënë se të tilla trauma janë një mësim dhe se ajo ka forcën e duhur për ta kaluar gjithë këtë.
Burimi:'Daily Mail'