Më në fund, fansat e princit Harry apo Ed Sheeran-it, do të kenë një arsye për të festuar, sepse shumë shpejt, Apple do të sjellë emoji-t për të gjithë kokëkuqtë. U desh një fushatë e gjatë në rrjete sociale që krerët e kompanisë më të madhe të teknologjisë të marrin parasysh këtë kërkesë, që vjen fill pas emoji-ve të komunitetit LGBT dhe prindërve beqarë.
"Mungesa e emoji-t me flokë të kuqe ka qenë ankesa më e zakonshme këto tre muajt e fundit," tha Jeremy Burge, themelues i Emojipedia. Aspak për t'u habitur, peticioni online është organizuar në Skoci dhe ka mbledhur më shumë se 20 mijë firma. Kuqalashët përbëjnë 2% të popullsisë në botë, por në Skoci, Wales dhe Irlandë shkojnë deri në 10%.
Burimi: Telegraph