Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2017: Dashi dhe Demi

3 Prill 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2017: Dashi dhe Demi

Mendja juaj është e mbushur plot me ide brilante këto kohë, ndaj shkruajini në një copë letër ose hidhini te notes në celular, sepse mund të ndodhë që më vonë t’i harroni.

Këtë muaj, idetë tuaja do t’ju japin një mundësi për të përfituar. Në fund të muajit të kaluar, hëna e re ishte në zonën tuaj të biznesit dhe ju dha shumë entuziazëm dhe energji. Kjo ndjenjë do të vazhdojë edhe në prill. Ky muaj do t’ju gjejë në përgatitje e sipër për të nxjerrë në treg një shërbim/produkt të ri, diçka që nuk është bërë kurrë më parë, ndoshta duke përfshirë teknologjinë më të fundit apo kërkimet mjekësore. Gjatë përgatitjes për këtë projekt, do të rriteni dhe do të mësoni shumë.

Do ta ndieni se tashmë është koha e duhur që zytarisht të nisni këtë aventurë të re, por duke qënë se do të jeni nën ndikimin e zhvendosjes së dy planeteve të rëndësishëm, procedoni me kujdes dhe ngadalë.

Afërdita, planeti që zotëron të ardhurat tuaja, si edhe udhëheqësi në marrëdhëniet tuaja të biznesit dhe dashurisë, do të kalojë në prapavijë deri në 15 prill. Në fillim të muajit, ju do të ndjeni pak vështirësi financiare, ose do t’ju duhet të bëni disa ndryshime në një negociatë. Rimendojini planet dhe sqaroni të gjitha dyshimet që keni për strategjinë tuaj. Afërdita do të kthehet në pozicionin fillestar në 18 maj. Të njëjtin problem, pra prapavijën, do të ketë edhe planeti i Mërkurit, që do të qëndrojë në këtë pozicion nga 9 prilli deri në 3 maj. Planetet që rrotullohen më afër tokës – Afërdita, Mërkuri dhe Marsi – janë ato që na ndikojnë më shumë kur janë në prapavijë. Gjatë kësaj periudhe, ju do të përjetoni disa vonesa. Mos ngurroni të takoheni me të tjerë për të diskutuar detaje të projektit tuaj, por mos nënshkruani asnjë marrëveshje në letër gjatë kësaj periudhe. Kur Mërkuri është në prapavijë, kurrë mos hidhni firmën në asgjë. Siç e kuptoni edhe vetë, universi po ju dërgon një mesazh: “Ndaloni, vëzhgoni, dëgjoni, por mos veproni ende!”

Më 10 prill planetet pranë hënës së plotë do t’ju shtyjnë të nxitoheni drejt një marrëdhënieje serioze në punë apo dashuri, por ju duhet të përmbaheni pak. Në përgjithësi, fillimi dhe mesi i prillit do të jenë kohë shumë komplekse për marrëdhëniet. Urani do të shtojë tension të konsiderueshëm, sepse ky planet i kaosit dhe i paparashikueshmërisë, do të jetë i vendosur përballë hënës.
Dëshira juaj për liri do të jetë shumë e fortë dhe nëse partneri juaj kërkon që t’ju kufizojë apo të përcaktojë disa rregulla në marrëdhënie, ju do t’i refuzoni plotësisht dhe me forcë. Periudha e hënës së plotë, do të jetë armiqësore dhe ajo marrëdhënie që ju kërkoni të krijoni në fillim të prillit, do të përballet me shumë vështirësi.

Jini optimist! Universi po teston përkushtimin dhe vendosmërinë tuaj, kaq! Nëse synimi juaj është që marrëdhënia juaj të funksionojë, duhet që të sqaroni në 4 ditët që rrethojnë hënën e plotë të 10 prillit. Karriera juaj po shkëlqen. Prisni lajme të mira. Gjatë të njëjtës periudhë, në 5 prill, luftaraku Mars, lideri juaj, do të jetë në një kënd të mirë pranë Plutonit të fuqishëm, duke ju ndihmuar që të transformoni imazhin dhe jetën tuaj profesionale. Ju do të përfitoni një status tjetër këtë muaj dhe do të përfitoni më shumë financiarisht, por kjo do të ndodhë pas hënës së re në 26 prill. Shpenzimet gjatë prillit do të jenë më të larta se zakonisht, por hëna e re do t’ju qetësojë dhe paratë do t’ju kthehen në llogarinë bankare. Ky muaj kërkon durim dhe përmbajtje, sepse vetëm në këtë mënyrë, ju mund të ktheni çdo situatë në favorin tuaj.

Horoskopi i Susan Miller për muajin prill 2017: Dashi dhe Demi

Marsi, planeti i energjisë dhe veprimit, është në shenjën tuaj të Demit, duke ju ofruar një avantazh më të madh mbi konkurrentët. Ky trend, i nisur muajin e kaluar, do të vijojë deri në 21 prill. Marsi do të vazhdojë t’ju japë kurajo, më shumë përkushtim dhe vullnet, ndaj përdoreni këtë energji për të planifikuar, por mos hyni ende në bisedime. Do të keni vëmendjen e njerëzve më të rëndësishëm në fushën tuaj, por ende mos nisni asnjë lëvizje.

Afërdita, planeti që ju udhëheq, do të jetë në prapavijë deri në 15 prill, ndërsa Mërkuri do të jetë nga 9 prilli deri në 3 maj. Ndaj këtë kohë do të përballeni me një ngadalësim në proces për projektet tuaja. Mos i luftoni vonesat, sepse ato t’u japin kohën e mjaftueshme për të rimenduar taktikat. Hëna e plotë në 10 prill do të shënojë mbylljen e një projekti të rëndësishëm pune. Do të jetë një projekt që do t’ju paguajë mirë, por problemet që do të dalin pa lajmëruar, do t’ju kapin të papërgatitur.

Urani elektrik është në një pozicion të vështirë në raport me hënën e plotë dhe kjo do t’ju bëjë shumë nervozë. Mbani një axhenda të thjeshtë dhe elastike, kujdesuni për shëndetin, vendin ku jetoni, apo pronat tuaja. Mund të ndodhë që nevojat speciale të një anëtari të familjes mund të përplasen me problemet në punë dhe ju do të vendoseni përpara zgjedhjeve të vështira. Këshilla ime: Fillimisht, kushtojuni vëmendje nevojave në familje, sepse atje do të keni edhe hënën e plotë. Hëna e plotë kërkon një vëmendje të menjëhershme, kështu që ju do të zgjidhni disa gjëra, por jo përgjithmonë – më vonë do të ndesheni me shumë pyetje të tjera që kërkojnë përgjigje në lidhje me anën private të jetës suaj.

Në një moment, gjatë prillit, do t’ju duhet të udhëtoni larg, apo do të përpiqeni të zgjidhni një çështje që ka lidhje me imigracionin dhe dokumentacione të tjera për jashtë shtetit. Ose do të jeni të përfshirë në një projekt të rëndësishëm publikimi/televiziv/promocional. Në këto aspekte, do të shihni se gjërat do të funksionojnë në të mirën tuaj, sidomos afër datës 6 prill. Afërdita, liderja juaj, ka qënë në prapavijë që nga 4 marsi dhe do të kthehet sërish në 15 prill. Gjatë kësaj kohe, ju jeni ndjerë si Spartanët: gjatë gjithë kohës në luftë, gjatë gjithë kohës me mendje tek biznesi. Pas 15 prillit do të shihni përmirësime dhe akoma më shumë nga mesi i majit.

Kur Afërdita “fle”, do të thotë që nuk është një periudhë e mirë për të ndryshuar në mënyrë radikale pamjen tuaj. Mos bëni asnjë operacion plastik gjatë kësaj kohe. Nuk është një periudhë e favorshme për të ndërruar tërësisht ngjyrën e flokëve, për të zgjedhur skelete të reja të syzeve etj. Çdo lloj ndryshimi dramatik në pamje duhet mënjanuar, por natyrisht kujdesuni për veten, siç bëni zakonisht.
Nëse jeni beqarë, prilli nuk do të jetë koha më e mirë për të krijuar lidhje romantike, ndaj duroni deri në fund të prillit dhe në maj (Kohë kur keni ditëlindjen).

Hëna e re në fund të prillit do t’ju ndihmojë shumë. Nga data 26 prill, ju do ta keni më të lehtë për të ndërmarrë veprime kurajoze. Keni dëshirë që t’u futeni projekteve të reja, por kujdes – hidhini hapat ngadalë dhe veproni pasi mërkuri të kthehet në pozicionin fillestar, në 3 maj.
Urani do të inkurajojë inovacione dhe Saturni do të shtojë stabilitetin në ndërmarrje të reja.
Përfitimi më i mirë i hënës së re lidhet me kurajon që kjo hënë do t’ju japë në shprehjen artistike. Punoni shumë me artin tuaj dhe do të jeni të lumtur me rezultatet.