Mama

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

 

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj
Fotot nga Ina Omuri

Kur mendojmë kopshtin ideal për fëmijët tanë, imagjinojmë një vend ku edukatorët janë shumë të përkushtuar, ambientet kanë higjienë maksimale dhe ushqimi është i shëndetshëm dhe i pastër. Por një kopsht i mirë nuk mjaftohet vetëm me kaq: ajo që bën diferencën është metoda e edukimit sepse gjashtë vitet e para janë vendimtare për atë që do të bëhet fëmija ynë në të ardhmen.

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Prandaj kopshti “Percorsixinfanzia” është vendi që u duhej prindërve shqiptarë: Jo vetëm ka kushtet më të mira në ambientet e tij, por është një frymë e re në mënyrën sesi edukohen fëmijët në kopshte.

“Percorsixinfanzia” është kopshti ideal për fëmijët tuaj për shumë arsye. Por këtë muaj është edhe kopshti i nënave: në muajin e gruas, të gjithë ata që i regjistrojnë fëmijët brenda muajit mars, do të përfitojnë pa pagesë prillin majin dhe qershorin si edhe 20% ulje për muajt në vijim.

Fëmijët rriten duke qenë fëmijë

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Me përvojën shumë vjeçare të qendrës me të njëjtin emër në Itali, “Percorsixinfanzia” i mëson fëmijët të njohin veten përmes njohjes së botës. Çdo orë është e ndërtuar në formë loje që i tërheq fëmijët të duan të mësojnë dhe të punojnë më shumë!

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Dijet jepen përmes praktikës: fëmijët gatuajnë, mbjellin lule, krijojnë vetë; që tani mësohen me edukatën e punës dhe frytet që ajo sjell.

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Të vegjëlit luajnë bashkë dhe mësohen me punën në grup, shumë e rëndësishme që në të ardhmen të mund të bëhen lidera të aftë, por edhe qytetarë të mirë.

Një ndër metodat më efektive të edukimit

Stafi i “Percorsixinfanzia” është i trajnuar që t’i edukojë fëmijët me një prej metodave më të mira të edukimit në perëndim. Metoda “Veltro” është një gjetje e specialistëve italianë të edukimit të fëmijëve me zhvillim normal, ndaj edhe shoqata “Percorsi” në Itali ka një status të veçantë.

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Më në fund, edhe fëmijët shqiptarë mund të marrin edukimin e duhur. Kjo metodë e mbështetur në vite studimesh dhe pune me fëmijët kërkon të nxjerrë në pah anët më të mira të secilit prej tyre, të zbulojë prirjet dhe talentet, të zhvillojë personalitetin unik të çdo fëmije.

Pastërti maksimale dhe ushqim shumë i mirë

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Higjiena është e dukshme në çdo cep të kopshtit, që nga klasat tek dhoma e gjumit, kuzhina dhe tualetet, që sterilizohen çdo ditë.

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

“Percorsixinfanzia” është i çertifikuar për higjienën.

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Po kështu edhe ushqimi është shumë i pastër dhe jo vetëm: përdoret lënda e parë më e mirë, më bio, dhe çdo vakt është i përllogaritur që të përmbajë vlerat e duhura ushqimore që i duhet një fëmije për t’u rritur.

I lini fëmijët në duart më të sigurta

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Edukatorët kujdesen në çdo çast që fëmijët të jenë mirë, cilido qoftë aktiviteti që po bëjnë. I gjithë ambienti, plot 300 metra katrorë, me një oborr plot gjelbërim ku ka edhe një kënd lojërash, është i survejuar nga kamerat 24 orë në 24. Kopshti është i rrethuar nga një gardh i lartë për të qenë akoma më i sigurtë.

Çdo ditë një aktivitet i ri, çdo ditë një specialist i ndryshëm

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Dita e terapisë së artit; pet terapy (terapia me kafshët e buta); dita e gjimnastikës; ora me specialisten logopediste; programi i “Percorsixinfanzia” nuk mjaftohet vetëm me mësimet e përditshme, por sjell çdo ditë një specialist të trajnuar për orë ekstra gjatë të cilave fëmijët shprehin veten në shumë mënyra, që nga arti, tek sporti, tek lojërat me kafshët.

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Gjimnastika dhe xhudo, dy sporte që nuk gjenden nëpër kopshte, zhvillohen nën kujdesin e specialistit psikomotricien, që fëmijët të njohin trupin dhe të dinë të drejtojnë energjinë. Piktura, krijimi i punimeve të dorës, janë të përhershme në “Percorsixinfanzia” me praninë e terapistes së artit që i nxit fëmijët të kenë besim tek vetja që mund t’i bëjnë gjërat vetë.

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

Psikologët kanë vërtetuar se njerëzit që i duan kafshët dhe dinë të komunikojnë me ta, janë më të afrueshëm edhe me njerëzit e tjerë dhe dinë si të komunikojnë me botën. Ndaj pet terapy është një ndër mënyrat më të mira për të nxjerrë në pah personalitetin e fëmijës tuaj. Çdo javë, zhvillohet dita e terapisë me kafshët në kopsht, një ndër më të preferuarat e fëmijëve.

Dy gjuhë të huaja

Krahas aktiviteteve të shumta, “Percorsixinfanzia” u mëson fëmijëve dy gjuhë të huaja: anglisht dhe italisht, natyrisht përmes argëtimit dhe lojës. Kjo është mënyra më e mirë për t’ia ngulitur një fëmije një gjuhë të dytë.

Në një prej zonave më të bukura të kryeqytetit

Pse ky është kopshti ideal për fëmijët tuaj

“Percorsixinfanzia” ka një pamje të mrekullueshme, i gjendur në një prej lagjeve më të bukura të Tiranës. Ndodhet në rrugën “Hamdi Sina” në zonën e Farkës pranë liqenit të thatë, i rrethuar nga të katërta anët me gjelbërim.

Shikoni këtu faqen “Percorsixinfanzia Albania” në Facebook për të parë më shumë aktivitetet e përditshme në këtë kopsht.

Për t’u informuar më në detaje, telefononi 068 43 31 886

 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb