Nëse ka një person që përflitet po aq shumë sa Arjan Çani është gruaja e tij. Enida Petro, stomatologe në profesion ka mbajtur një profil të ulët, paralelisht me famën e të shoqit, që del çdo të premte në ekran dhe kjo e ka bërë edhe më kurioz publikun për të mësuar më shumë rreth saj, apo qëndrimit që ajo mban ndaj sjelljeve dhe fjalëve të tij me të ftuarit në studion e emisionit "Zonë e Lirë".
"Panorama" ka publikuar një foto të të dyve në rrugë, ku duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, madje Çani si një zotëri i vërtetë i ka vendosur dorën në krah. Të dy duken në formë shumë të mirë, veçanërisht moderatori që ka rënë dukshëm nga pesha dhe i veshur sportiv duket më në formë se kurrë.