Showbiz

Këto vajza shqiptare kanë bukuri aq ekzotike, sa ngjajnë si të huaja

Këto vajza shqiptare kanë bukuri aq ekzotike, sa ngjajnë si

Kur mendojmë një vajzë tipike shqiptare, e përfytyrojmë brune, me vetulla të plota dhe sy të zinj. Ndoshta në Gjermani mund të mos u bëjë përshtypje, por këtu tek ne vajzat bjonde me sytë në ngjyrë të çelët thërrasin menjëherë vëmendjen tonë.

Psikologët thonë se çfarë është ndryshe, çfarë nuk e hasim shpesh, është tërheqëse për mendjen.

Këto vajza të ekranit shqiptar nuk janë vetëm të bukura; kanë fytyra me tipare të veçanta nga ato për të cilat ne themi: “si e jashtme”. Ndoshta prandaj shumë prej tyre janë modele, janë shpallur Miss apo i janë kushtuar fashion-it.

Agnesa Vuthaj

Këto vajza shqiptare kanë bukuri aq ekzotike, sa ngjajnë si

Sot, ish-Miss Shqipëria kujtoi një shërbim të vjetër fotografik për një linjë stolish të çmuara indiane. Këto foto të Agnesa Vuthajt janë shumë të njohura për publikun, i cili e krahason shpesh me bukuritë lindore, arabe ose indiane, me sytë e mëdhenj dhe buzët shumë të plota.

Nora Istrefi

Këto vajza shqiptare kanë bukuri aq ekzotike, sa ngjajnë si

Nora Istrefi gjithmonë ka rënë në sy për pamjen e saj “si aziatike”. Sytë e vegjël si bajame dhe lëkura e nxirë, e bëjnë të duket më shumë si një filipinase, edhe pse kohët e fundit ka ndryshuar shumë duke eksperimentuar me flokët dhe look-un.

Adrola Dushi

Këto vajza shqiptare kanë bukuri aq ekzotike, sa ngjajnë si

Ish-Miss Universe Albania tani po njeh suksesin si modele në Amerikë. Ajo realizoi një shërbim fotografik për linjën e produkteve të grimit “Revlon”, ku edhe pse është fotografuar me një make up shumë pop me ngjyra, bien në sy tiparet e saj si prej indianeje.

Këto vajza shqiptare kanë bukuri aq ekzotike, sa ngjajnë si

Adrola krahasohet shpesh me Pokahontas-in, për shkak të syve të tërhequr dhe buzëve të plota.

Orinda Huta

Këto vajza shqiptare kanë bukuri aq ekzotike, sa ngjajnë si

Orinda provoi të bëhej brune javës që shkoi, por e kuptoi menjëherë që nuk bënte për të. Bjondja e përjetshme e ekranit shqiptar është ndër të paktat natyrale, pasi edhe ngjyra e saj natyrale e flokëve është shumë e çelët. Shtoji këtyre edhe sytë e mëdhenj ngjyrë bojëqielli, s’është çudi që ca kohë u përhap thashethemi se Orinda është vajza e birësuar nga Irlanda e një familjeje shqiptare. Është i pavërtetë, sidoqoftë.

Klea Huta

Këto vajza shqiptare kanë bukuri aq ekzotike, sa ngjajnë si

Me mprehtësinë e nofullës dhe formën e syve, edhe Klea Huta duket si bukuri aziatike.

Xhesika Berberi

Këto vajza shqiptare kanë bukuri aq ekzotike, sa ngjajnë si

Sozia e Gigi Hadid-it ka një fytyrë të veçantë që ra në sy që në fillimet e saj, ndaj edhe sikurse shoqja e saj Adrola Dushi, Xhesika po pozon për kompanitë amerikane të modës. Bjonde, sytë bojëqielli; ata që e kanë parë në javën e modës në Neë York mund ta kenë marrë për britanike apo ruse. Por sidoqoftë, edhe Gigi Hadid origjinë arabe ka.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb