
Ata janë vëlla e motër, por mbi të gjitha, shokë të ngushtë. Përveç një marrëdhënieje të veçantë, Aleksandra dhe Albert Stanaj ndajnë një talent të rrallë në të kënduar, që Albertin e çoi drejt nënshkrimit të kontratës me “Universal”.
Ndërsa Stanaj- siç njihet në botën e artit- ka publikuar përmbledhjen e parë muzikore dhe disa videoklipe në Amerikë, Aleksandra deri tani e ka shfaqur talentin e saj vetëm përmes cover-ave që i shpërndan në Instagram. Ky version i “Back to Black” të Amy Whinehouse, kënduar prej saj, është shumë i arrirë:
Veçanërisht ky cover i këngës së famshme “Hallelujah” të Leonard Cohen, të cilin Aleksandra e ka publikuar në Soundcloud, tregon aftësitë e saj të rralla vokale. “Hallelujah” është një prej këngëve më të kënduara nëpër botë, por edhe një ndër më të vështirat për t’u interpretuar.
Me zërin e saj dhe mbështetjen e të vëllait, Aleksandra i ka mundësitë për të nisur karrierën muzikore në SHBA. Fundja, edhe Albert Stanaj kështu e nisi, duke kënduar këngët e të tjerëve me aq mjeshtëri, saqë Kim Kardashian nuk i rezistoi këtij cover-i të këngës “Only One” të bashkëshortit Kanye West.
How sweet is this young Albanian singer @stanaj singing Only One! https://t.co/OeknPdMze0
— Kim Kardashian West (@KimKardashian) January 23, 2015