Showbiz dhe TV

Robert Berisha rrëfen raportet me Tunën para se të bëhej ‘nuse shtëpie’

23 Shkurt 2017

 

Robert Berisha rrëfen raportet me Tunën para se të bëhej

Një nga gjërat që është diskutuar më shumë paralelisht me lidhjen e Tunës dhe Patris Berishës, është marrëdhënia e Norës me Tunën, për të cilat thuhej se nuk flisnin me njëra-tjetrën. Por meqenëse asnjë nga të dyja nuk ka folur rreth kësaj çështje, Robert Berisha ka sqaruar nëjherë e mirë në emisionin “Mirage” si qëndron puna.

“Normal që ndryshojnë raportet kur bëhet nuse e shtëpisë. Me Tunën, duke marrë parasysh që është prej Shkupi dhe ka jetuar atje, nuk jemi parë shumë, por tani çdo gjë shkon mirë, nuk kemi patur raporte të këqija as unë as ndokush nga familja ime,” theksoi Roberti duke i dhënë fund njëherë e mirë fjalëve që përfshijnë dhe Nora Istrefin.

Robert Berisha rrëfen raportet me Tunën para se të bëhej

“Është gruaja e Patrisit, vëllait tim. Dhe dy muaj Tuna bëhet nënë, Patrisi baba dhe unë xhaxha për së treti. Ishalla shkon çdo gjë mirë dhe po rritet familja jonë,” vijoi Roberti shpjegimin e tij. Ai rikonfirmoi edhe njëherë se Tuna dhe Patrisi do të bëhen prindër të një djali, për herë të parë në familjen Berisha, që ka vetëm vajza. “Djalë e kanë, mirë po na vjen që do jetë një Berishë e vogël,” përfundoi bashkëshorti i Norës.