Shendet i Pergjithshem

Kjo hile 90-sekondëshe në dush do t’ju japë më shumë energji se kafeja

20 Shkurt 2017

Kjo hile 90-sekondëshe në dush do t’ju japë më

Nëse keni vështirësi për të mbajtur të lartë nivelin e energjisë përgjatë ditës dhe për këtë i drejtoheni kafesë, atëherë bëni mirë të konsideroni këtë hile 90-sekondëshe për në dush, që sipas ekspertëve, mund t’ju zgjojë shumë më mirë se një kafe.

Në vend që të bëni dushin e zakonshëm të nxehtë në mëngjes, që më shumë do t’ju relaksojë sesa do t’ju zgjojë, provoni diçka tjetër: Spërkateni veten me ujë të ftohtë për 30 sekonda, me ujë të nxehtë për 30 sekondat të tjera dhe në fund sërish me ujë të ftohtë për 30 sekonda.

Një gjë e tillë duhet bërë pas rutinës suaj të larjes, në mënyrë që dushi të përfundojë me ujë të ftohtë. Kjo lëvizje e shpejtë e temperaturës do t’ju hapë kapilarët, do të rrisë qarkullimin e gjakut dhe do t’ju stimulojë mendjen dhe trupin.

Kjo hile 90-sekondëshe në dush do t’ju japë më

Kjo është një nga hilet sekrete që Victoria Beckham përdor çdo ditë dhe duke qenë se ajo drejton një kompani super të suksesshme mode dhe kujdeset për 4 fëmijë njëkohësisht, atëherë energjinë e ka vërtet të nevojshme. Kjo teknikë gjithashtu njihet për pakësimin e stresit dhe përmirëson sistemin imunitar.

Burimi: Seventeen