Çfarë po ndodh rreth nesh

Armina Mevlani: Si arrita të rigjej formën time ideale

31 Maj 2014

Armina Mevlani: Si arrita të rigjej formën time ideale

Katër muaj larg ekranit, pas mbylljes së "Dancing with the Stars", Armina Mevlani i është dedikuat pamjes dhe linjave të trupit duke u përgatitur për rishfaqje në ekran këtë vjeshtë. Por rezultatet e regjimit të mbajtur dhe ushtrimit të përditshëm me palestër ajo na i dëshmon me këtë foto të parë me bikini për këtë vit, të bërë pak ditë më parë nga ish-missi në pishinat e Tiranës.

Armina na zbulon ritualin e mbajtjes së trupit në formë, me linja tashmë më të holluara për këtë sezon rë ri të plazhit. "Po, kam bërë palestër çdo ditë, kryesisht në mëngjes. Bëj ushtrime të shpeshta por të lehta, enkas për femra, ushtrime për të cilat më ndihmon dhe mami Moza, që njihet si konstruktore palestre. Po ashtu ushqimit të mirë ia kam kuptuar vlerën këto kohë, duke respektuar një menu mjaft të shëndetshme. Tashmë konsumoj ëmbëlsira më pak (një herë në javë) dhe kam larguar ushqimet me shumë hormone apo yndyrë".

Më tej, pyetjes nëse ajo në këtë mënyrë i nënshtrohet ndonjë diete ose jo përgjigjet: "Nuk mbaj dietë, thjesht kontrolloj ushqimin dhe konsumoj tri vakte të plota. Biçikleta dhe vrapi më ndihmojnë të djeg ato çfarë konsumoj, ndonëse janë ushqime të zgjedhura si: sallatë, supë, fruta deti, fileto, mishi apo peshk".

Dhe pas pesë vitesh, që kur ajo përfaqësoi Shqipërinë në " Miss World 2009", na prezanton me peshën aktuale që varion nga 56-57 kg, në një gjatësi trupi 1.68 m.

Në lidhje me planet e saj për tu rishfaqur në ekran, ajo shprehet: "Kam disa oferta që më kanë ardhur këto kohë, por edhe ide të miat personale, të cilat do të bëhen realitet në sezonin e ri këtë vjeshtë. Një ndër projektet e mia është edhe ekrani, por gjithsesi jam ende duke e menduar më gjërësisht. Gjithashtu do të nis studimet Master në degën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare" tha Armina.

Burimi: Panorama Plus