Kinema & TV

'Xing', 'Trafik 2017' apo 'Tu Si Que Vales': Cili e fitoi mbrëmë audiencën?

1 Janar 2017

'Xing', 'Trafik 2017' apo 'Tu Si Que Vales': Cili

Si në çdo mbrëmje të Vitit të Ri, një “betejë” e ashpër u zhvillua midis programeve të ndryshme televizive që ofrojnë humor dhe muzikë.

Një përplasje e tillë ndodhi mbrëmjen e djeshme midis: “Xing” me Ermal Mamaqin, “Trafik 2017” me aktorët e 'Portokalli' dhe finalen e spektaklit “Tu Si Que Vales” në Vizion Plus, kur të gjithë synonin të arrinin audiencën maksimale. Por, cili e fitoi?

'Xing', 'Trafik 2017' apo 'Tu Si Que Vales': Cili

Telemetriks, mjeti që mat audiencën në televizionet shqiptare, tregon që deri në orën 22:00, sytë e shqiptarëve ishin përqendruar mbi Ermal Mamaqin dhe programin e tij të humorit. Pas kësaj ore, garën e udhëhoqi Top Channel, i cili në orën 22:40, arriti të tërhiqte përqindjen më të madhe, me programin e përvitshëm "Portokalli", që zgjat deri në orët e para të mëngjesit. Gjatë hapësirave publicitare, shumica e audiencës që ndiqte “Trafik 2017”, e drejtonte televizorin tek “Xing”, në televizionin Klan. Ndërkohë që “Tu Si Que Vales”, në Vizion Plus, kapi vetëm 6% të audiencës në nivel konstant, gjatë gjithë mbrëmjes.