
Pas një festivali plot polemika, RTSH zgjodhi këngën përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision 2017.
Lindita Halimi me këngën "Botë", u shpall fituese e Festivalit të 55-të të Këngës në RTSH. Ajo mori votat maksimale nga juria e festivalit dhe publikut, i cili votoi online pas një defekti në sistem natën e dytë gjysëm finale. (Kliko këtu për të parë videon e këngës)
Kënga me produksion nga Klodian Qafoku dhe tekst nga Gerald Xhari (Big Basta) do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision-in që do të mbahet në Ukrainë.
Pas shumë pjesëmarrjesh në këtë festival, këngëtarja mundi të marrë kupën që do ta çojë në eventin më të rëndësishëm të muzikës komerciale në Evropë.
Kujtojmë se vitin që shkoi, u përfaqësuam nga Eneda Tarifa me këngën "Përrallë", e cila nuk arriti të kualifikohej në finale.