Përpara se Tuna ta konfirmonte njëherë e mirë në emisionin “E diela shqiptare”, lajmi i bujshëm që fliste rreth një shtatzënie të saj ishte kryefjalë e portaleve rozë prej javësh të tëra. Këngëtarja ishte shumë e rezervuar me daljet publike dhe deklaratat e saj, aq sa nuk dihej me siguri as babai i fëmijës.
Megjithatë duke vlerësuar profesionalizmin e tij, Tuna ia besoi ekskluzivitetin e lajmit moderatorit të TV Klan, Ardit Gjebreas. Ajo pranoi se priste një fëmijë nga Patris Berisha, por preferoi të mbante për vete gjininë e fëmijës, kërkesë që edhe Gjebrea e respektoi.
Por në një vend kaq i vogël sa ky i yni, të zbulosh gjininë e një fëmije, aq më tepër kur bëhet fjalë për një personazh publik, është shumë e thjeshtë. Burime të emisionit Elite Zone Show, program i moderatores kosovare Elita Rudi, kanë konfirmuar se Tuna dhe Patrisi po presin një djalë. Pavarësisht gjinisë, Tuna është shprehur shumë e lumtur për këtë shtatzëni, që siç duket ka ardhur në momentin e duhur.