Ishte e pritshme ajo që erdhi pasi Beyonce mori një nominim më shumë se Rihanna në çmimet Grammy. Veçse rivaliteti Bey-Riri nuk mbeti vetëm në nivel fansash.
Rihanna pëlqeu një postim në Instagram ku një fans i saj ironizonte akademinë Grammy sepse e nominoi Rihanna-n në tetë kategori qëllimisht, që të mos barazohej me Beyonce-në e nominuar nëntë herë.
“Mendoj se nuk donin që ajo t’ia kalonte dikujt tjetër.”, shkruhej në këtë postim me foton e Rihanna-s, të cilit ajo i dha like.
Fansat e Beyonce-së iu hakërryen Rihanna-s në profilin e saj në Instagram, duke lënë komente me ikonën e bletës (Beyonce quhet ndryshe “Queen Bee”- bleta mbretëreshë dhe fansat e saj janë bletë shumë helmuese).
Sipas profilit në Instagram që bëri postimin anti-Beyonce, Rihanna u përgjigj me një koment ku sqaroi se nuk e kishte lexuar fare çfarë ishte shkruar, thjesht i kishte pëlqyer fotoja. Kush e di? Ne nuk pamë gjë…
Burimi: “Cosmopolitan”