Muzika

Njihuni me vajzën shqiptare që mund të përfaqësojë Suedinë në Eurovision!

2 Dhjetor 2016

Njihuni me vajzën shqiptare që mund të përfaqësojë

Adrijana Krasniqi është një shqiptare nga Maqedonia, e cila prej disa vitesh jeton në Suedi. Së fundmi, ajo është kthyer në njërin nga emrat që me shumë mundësi do përfaqësojnë Suedinë në Eurovizion.

Vajza 19-vjeçare është një nga 28 artistët që merr pjesë në festivalin “Melodiefestivalen” dhe që prej andej del dhe fituesi që shkon në Eurovision. Ajo do të përfaqësohet me një këngë të cilën e ka shkruar vetë dhe e ka titulluar “Amare”. Sipas Balkan Web, vajza shqiptare synon të publikojë vitin që vjen albumin e saj të parë.