Në fillim të 2016-ës, Amber Herad dhe Johnny Depp i dhanë fund martesës së tyre të shkurtër, pasi aktorja e akuzoi 53-vjeçarin se kishte ushtruar dhunë mbi të. Së fundmi, Heard u bë pesë e një projekti kundër dhunës në familje, në të cilin tregoi përjetimet e saj lidhur me këtë temë. Dukshëm e emocionuar, shfaqet në fillim të klipit duke thënë: “Si po më ndodh kjo mua?! Unë jam e fortë, jam e zgjuar, nuk jam viktimë!”
“Besoj se përgjithësisht ka një ndjesi turpi kur vjen puna tek emërtimi ‘viktimë’. U ndodh kaq shumë grave që ti njeh. Kur ndodh në shtëpinë tënde, pas dyerve të mbyllura, me dikë që ti e do, nuk është e drejtë.”- u shpreh 30-vjeçarja në videon sensibilizuese.
Sakaq, përsa i përket Johnny Depp-it, kanë nisur të qarkullojnë thashetheme se ai është “i çmendur” pas Angelina Jolie-së dhe se dyshja ka filluar të ketë diçka më shumë se miqësi.
Megjithatë, këta zëra janë të pakonfiirmuar dhe nuk vijnë nga burime të afërta të aktorëve.
Burimi: Daily Mail/National Enquirer