Relationships

Tre gratë e jetës time

Shpresoj qe duke mbetur anonime kjo sms dhe kjo histori te jete e denje per "letren e te henes".
Historia qe me pelqen ta ndaj shpesh me njerezit qe kam afer eshte nje histori dashurie.

Me pelqen ta titulloj "Tre grate e jetes time" ...

Kam lexuar diku nje shprehje qe shkruante "pas nje burri te suksesshem ndodhet nje grua dhe pas rrenimit te tij ndodhet zakonisht nje tjeter grua" ... Por ndryshe nga historite e tjera e vecanta e kesaj historie qendron tek besnikeria . Problemi qendron tek disniveli kulturor. Ai dhe ajo (po i quaj Henri dhe Leonora per tmos u bere lemsh) ishin te martuar prej disa vitesh bashke dhe nga kjo martese kishi lindur dy femije , nje vajze dhe nje djale.

Martesa e tyre nuk ishte rrjedhoje e nje lidhje dashurie por e nje lidhje me shkuesi sic ndodhte rendom ato kohe (behet fjale per goxha kohe me pare) . Henri ishte njeri me nje bote te madhe dhe nje kulture te gjere , punonte si nen kolonel dhe kishte grada , kesisoj dhe shoqeria e tij qe e rrethonte perbehej nga njerez te ngritur , por jo vetem. Kudo qe kalonte gezonte respektin e te gjitheve per hijen autoritare qe kishte ne fytyre dhe per te mirat e drejtesine qe kishte. Leonora ishte gruaja e tij e mire dhe besnike por vetem kaq . Ajo ishte nje njeri me parime te larta (dikur ne komitetin e partise) dhe njeri shume punetore, pikerisht ketu fillon problemi .

Henri kerkonte nga gruaja e tij jo vetem qe ta donte dhe te ishte besnike , ai donte te ishte kraheperkrahe me te kudo dhe te ndjehej krenar. Sa here e ftonte ate per te dale ajo kishte nje rrobe per te lare, femijet per te mbajtur, shtepine per ta shkundur e tundur etj etj etj... Vjen nje kohe qe henri ishte me detyre ne burgun e grave ne tirane dhe aty dashurohet me nje vajze te re qe ishte e burgosur jo prej shume kohesh dhe jo per shume kohe.

Pavarsisht moralit, shoqerise,mentalitetit,familjes dhe cdo gjeje tjeter qe i duhej te sakrifikonte per te arritur kte dashuri ai nuk u ndal . Nje dite te bukur i thote Leonores qe donte te ndaheshin dhe do ti linte asaj gjithcka shtepine , femijet, para dhe do vazhdonte ti jepte para gjithmone sa here ti duheshin (sepse sic thashe ishte shume i drejte) mirepo kjo gje jo vetem qe ishte rralle e degjuar po si mund ta pranonte Leonora ndarjen kur ajo nuk mund te jetonte pa te... Mbas shume lotesh e lutjesh madje edhe mbasi arriti ti thoshte "ska gje mere mbaje dhe ate vetem mua mos me largo nga vetja, mere ate ska gje dilni e beni cte doni i mbaj une femijet ktu ne nje shtepi me ty" nuk arriti ta bindte te qendronte Henrin.

Ai u largua, nuk nderroi as qytet nuk u largua shume larg, u martua me bukuroshen e eger qe njohu ne burg dhe ndertuan nje foleze tjeter por gjate kesaj kohe ai kujdesej me cte mundej per familjen qe kishte lene pas sa qe ata nuk arriten dot kurre ta urrenin se pse i la . Martesa e re supozohej te ishte e bukur, nje "epoke" e re qe do lulezonte bashke dashurine,qe do jetonin si dy adoleshente te dashuruar qe vrapojne neper shi dhe nuk e vene re qe lagen ...mirepo martesa e dyte,femra e dyte, ishte fillimi i shkaterrimit te tij !

Ai ishte martuar me nje grua jo vetem te bukur por shkaterruese,duke filluar nga ekonomia qe ajo sdinte ta menaxhonte dhe e keqperdorte e deri tek kalitja qe i kishte bere burgu, sipas saj te gjithe njerzit duhet te urreheshin sepse ishin te keqinj, askush ste donte dhe askend sduhej te doje. Henri ndjehej i rrenuar sepse ra nga shiu ne bresher dhe rrezoi gjithcka kishte dhe ishte per dike te cilen nuk ja vleje te prishje as martesen me monotone te botes... Skishte me fytyre para askujt, e sidomos asaj,te embles,punetores,te dashures Leonore. 

Martesa e dyte lindi 5 femije, 4 djem dhe nje vajze ,secili kopje e denje e nenes se vet. Te gjashte femijet (dhe te gruas se pare dhe te se dytes) shkonin mire me njeri tjetrin dhe po rriteshin bashke. Sic thote dhe fjala e urte popullore "u rrit femija ,u *** shpia"... me rritjen e vajzes se tij te dyte fillon faza e trete e degradimit. Ne rolin e tij prej babai Henri ishte nje prind autoritar,sidomos per shkollimin e tyre dhe kulturimin,mirepo ishte mamaja ajo qe i kishte gjate te gjithe dites nen kontrroll jo babai. Vitet kalonin dhe femijet rriteshin.

Vajza e tij e dyte ishte nje grua e bukur dhe mencur por nje mencuri manipuluese dhe djallezore . Ne kete kohe Henri ,i cili qe pas divorcit kishte filluar te pinte shume, kishte kaluar dhe nje paralize dhe kishte humbur degjimin. Pas gjithckaje qe i beri Henri vendos te ndahet dhe prej gruas se tij te dyte, me ndryshimin qe kesaj here ai do jetonte ne te njejten shtepi por ne dhoma dhe me ekonomi te ndara.

Duke qene se ishte nga ata njerez qe investonte per familjen dhe kishte investuar gjithmone per femijet e tij , ai priste minimalisht mbeshtetjen e tyre e sidomos te vajzes ,pikes se tij dobet... Eh vajza ... ! "Le te rrije aty si qen" tha , dhe e vrau , sic dine te vrasin vetem bijat e perkedhelura te baballareve krenare. Nuk kaloi shume dhe ai vertete vdiq , para se te vdiste i premtoi gruas se dyte qe do e merte shume shpejt me vete ne varr. Ashtu ndodhi ,mbas tre muajsh vdiq edhe ajo... Leonora rron ende dhe tregon kte histori duke mos harruar gjithmone te shtoje "nuk ka burre si Henri dhe nuk do te kete kurre, ai ishte perfekte ,fajin e kisha vetem une, gjynah qe si ngjau asnje nga femijet ".

Si ka mundesi qe nuk te vjen per te qare , e pyeta nje dite, kur flet per te ? Po nuk kam me lot, ma ktheu... Dashuria e saj per te ka mbetur e paprekshme , ashtu e pakonsumuar nga koha,ashtu sic ai e la kur iku dhe smori kurre guximin te kthehej. A e dinte ai qe ajo ende e priste??

Ajo ende e pret.
"Kur te vdes me fusni ne nje varr me te" thote akoma gjysem gjyshja ime.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb